Holandë, kryeministri Rutte: Nëse
nuk respektoni rregullat, largohuni

Holandë, kryeministri Rutte: Nëse<br />nuk respektoni rregullat, largohuni
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka dërguar gjatë ditës së djeshme një thirrje në të gjitha gazetat e vendin nën titullin “të gjithë holandezëve”, ku u kërkon të gjithë shtetasve holandez se nëse nuk respektojnë rregullat e vendit ta braktisin atë.

Shpallja në gazetat e vendit është bërë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në muajin mars.

Sipas Rutte, vitet e fundit veprimet që ngjallin pasiguri dhe prishin qetësinë në komunitet janë shtuar në Holandë.

Ndërkohë në një intervistë për mediat holandeze, Rutte, është shprehur se “Ata persona që nuk zbatojnë rregullat e vendit, duket të braktisin shtetin”.

Reagimi i kryeministrit holandez ka ardhur pas hapjes së një procesi gjyqësor kundër një kompanie autobusësh, e cila kishte refuzuar të merrte në punë një person të besimit mysliman i cili kishte refuzuar t’i shtrëngonte dorën një femre.

Personi të cilit i ishte refuzuar puna kishte hedhur në gjyq kompaninë dhe trupi gjyqësor kishte vendosur në favor të tij.

“Padyshim, mendoj se kompania autobusëve ka pasur të drejtë. Është e papranueshme që një shofer i autobusit të mos shtrëngojë dorën me një femër nga shkaku i besimit fetar. Nga shkaku i kësaj ka reagime të njerëzve sepse në Holandë secili do të duhej të shtrëngojë dorën me tjetrin”, është shprehur Rutter.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari