Drejtuesit e katër xhamive më të mëdha në Holandë, kanë njoftuar se kanë vendosur të mbyllin përkohësisht disa xhami, për arsye sigurie.

Kjo masë vjen pas sulmit me armë që ndodhi në një xhami në qytetin e Quebac të Kanadasë.

Katër drejtuesit e xhamive më të mëdha të Holandës kanë zhvilluar një mbledhje urgjente gjatë ditës së djeshme, për të diskutuar pas sulmit në Kanada.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje,drejtuesit e xhamive të qyteteve të Amsterdam, Rotterdam, Lahey dhe Utrecht, kanë njoftuar se këto xhami do të mbyllen përkohësisht.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com