Ditën e sotme Hollanda është pushtuar nga stuhi të fuqishme duke shkaktuar kaos në shumë qytete.
/Shqiptarja.com
Të gjitha fluturimet janë pezulluar edhe në aeroportin e Amsterdamit, po ashtu edhe shërbimi hekurudhor ka ndërprerë funksionin e tij.
Paralajmërimi erdhi nga Instituti Meteorologjik Holandez i cili shprehu se ky është moti më i ashpër që është parë ndonjëherë në vend, shpejtësia e erës ka arritur në 140 kph.
Nëpër televizione u përhap lajmi nga zyrtarët që të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të tregojnë kujdes.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com







