Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në qytetin holandez Dalfsen, duke lënë një person të vdekur.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave treni u përplas me një vinç, humbi kontrollin dhe doli nga shinat duke hyrë në një fushë. 

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në fushë ndodhen ende vagonët e përmbysur. Banorët deklaruan se vinçi i kishte zënë rrugën, në lindje të qytetit Zvole, kur treni u përplas me të.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)