TIRANE- Qeveria holandeze lëshoi dje disa deklaratë të ashpra ndaj qëndrimit që po mban Partia Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, duke e kryqëzuar atë si fajtore në rast të dështimit të marrjes së statusit të vendit kandidat. Sipas ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Martin De La Beij, gjatë një diskutimi në Forumin e Politikës së Jashtme me temë “Këndvështrimi Holandez për zgjerimin e BE-së”, një bojkot i opozitës qoftë ky edhe i pjesshëm me braktisje të sallës së Kuvendit, nuk do ta ndihmonte Shqipërinë në rrugën integruese.
“Një bojkot i plotë apo i pjesshëm i parlamentit, përdorimi i gjuhës së ashpër, përfshi polarizimin ekstrem, nuk ndihmon aspak dhe nuk e ka sjellë Shqipërinë afër BE-së. Mirëfunksionimi i parlamentit, institucioneve publike, sistemit të drejtësisë e ka ndihmuar Holandën për t’u forcuar drejt BE-s. Gjithashtu, do ta ndihmonte Shqipërinë në rritjen ekonomike dhe sociale”,- tha diplomati holandez.
Duke folur për situatën e politikës së jashtme në Europë dhe në Shqipëri, ai e cilësoi si të pavend paralelizmin ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Sipas diplomatit, këto janë dy situata tërësisht të kundërta dhe nuk mund të krahasohen ndërmjet tyre. “Të tilla komente për mua janë jashtë çdo linje. Kjo nuk mund të merret si krahasim. Jemi absolutisht në dy situata të ndryshme për t’i krahasuar me njëra- tjetrën. Le të vijojmë të punojmë së bashku ngushtësisht mes Shqipërisë dhe BE-së siç kemi bërë vitet e fundit”,- tha Beij. Por këto deklarata të tij, duket se akuzojnë në mënyrë indirekte ish-kryeministrin Berisha, i cili vazhdimisht ka bërë krahasime ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës dhe këto krahasime u bënë edhe një ditë përpara protestës së Partisë demokratike në 20 shkurt të muajit që lamë pas.
Lidhur me emërimet në administratën publike, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, tha se opozita duhet të bashkëpunojë me qeverinë dhe jo ta akuzojë atë, pasi sipas tij, nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të mund të forcohen institucionet shtetërore. “Së bashku Qeveria dhe opozita duhet të punojnë në bazë të ligjit kur vjen puna për të marrë apo hequr personelin e administratës, kjo do të ndihmonte në forcimin e institucioneve dhe mbi të gjitha funksionimin në bazë të meritës”.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe çështja e marrjes së statusit të vendit kandidat. Sipas Beij, Holanda do ta mbështes marrjen e statusit të vendit kandidat, pasi shtetit që ai përfaqëson nuk do të jetë më pengesë për vendin, por për çeljen e negociatave sipas tij duhet ende shumë punë. “Pozicioni i qeverisë së Holandës është ky. Shqipëria mundet potencialisht ta marrë statusin e vendit kandidat në Qershor 2014, por duhet të ndodhin shumë gjëra përpara çeljes së negociatave me BE-në”,- tha ambasadori i Holandës.
Shkrimi u publikua sot (05.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com