Nga një vend skeptik, Holanda tashmë inkurajon Shqipërinë në rrugën drejt BE. Kryetarja e Senatit të Holandës, Ankie Broekers Knol, u shpreh sot në Tiranë, gjatë një takimi me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, se 2019-a do ta gjejë Shqipërinë me negociata të hapura me BE-në. 

Knol theksoi se vendi ka shënuar progres impresionues, ndërsa vlerësoi reformën në drejtësi dhe Vettingun si një punë të shkëlqyer. "Do kthehem në Holandë me një përshtypje të mirë për gjithçka ka bërë Shqipëria", tha Knol, duke shtuar se "në këto 12 muaj Shqipëria duhet të plotësojë kushtet në mënyrë që në qershor të 2019 të hapë kapitujt e negociatave me BE". 

Jam e bindur që në qershor 2019 do t’i keni mbushur detyrimet për negociatatat. Do të intensifikohen përpjekjet për të patur rezultate. Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë. Jam e bindur se viti që vjen do të thotë përmbushje e të gjitha kushteve.

Viti që vjen do t’ju gjejë me negociatat të hapura, dhe në rrugën për t’u bërë anëtar i BE-së. jam e impresionuar nga progresi që ka bërë Shqipëria. Mezi po pres të zhvilloj takimet në këto 2 ditë që jam në Shqipëri. Do kthehemi në Holandë me impresionet më të mira. Këtë e bëjmë për të ardhmen tonë të përbashkët, Shqipëri-Holandë.

Ankie Broekers Knol, kryetare e Senatit të Holandës