Holanda mund të dërgojë aeroplanë luftarakë F-16 në Ukrainë nëse Kievi e kërkon këtë. Mediat holandeze raportojnë për një marrëveshje dhe mbështetje midis vendeve.
Gjatë një debati parlamentar të enjten, Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës , Wopke Hoekstra tha se kabineti qeveritar do ta shikonte një kërkesë të tillë me një “mendje të hapur” në mënyrë që të bashkëpunojë me Ukrainën.
"Holanda, një anëtare e NATO-s, është gjithashtu e gatshme të dhurojë para për blerjen e tankeve Leopard 2 që vendet e tjera do t’i dërgojnë në Ukrainë', tha ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren.