Shqipëria po shihet si një partner strategjik gjithnjë e më i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit. Këtë e konfirmoi kryeministri i Holandës, Rob Jetten, pas një bisede telefonike me kryeministrin Edi Rama të enjten.
Në një reagim në rrjetin “X”, Jetten theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë tashmë të forta, si në ekonomi ashtu edhe në siguri, ndërsa u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si infrastruktura dhe turizmi.
“Pata një bisedë të këndshme të parë me kryeministrin e Shqipërisë, një partner strategjik kyç në Ballkanin Perëndimor për Holandën dhe BE-në. Lidhjet tona ekonomike dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë janë tashmë të forta. Diskutuam për mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit tonë, p.sh. në infrastrukturë dhe turizëm”, thekson kryeministri holandez.
Në fokus të bisedës ishte edhe integrimi europian. Sipas kryeministrit holandez, Shqipëria po hedh hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së kritereve për anëtarësim në BE.
“Folëm gjithashtu se si Shqipëria po ndërmerr hapa të rëndësishëm për të përmbushur kriteret për procesin e pranimit në BE. Pres me padurim të takohem me Kryeministrin Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor në qershor” tha ai
Jetten shtoi se pret të takohet me Ramën në samitin BE–Ballkani Perëndimor në qershor, ku pritet të diskutohet më tej e ardhmja europiane e rajonit.
Had a pleasant first call with Prime Minister @ediramaal of Albania, a key strategic partner in the Western Balkans for both the Netherlands and the EU.
— Rob Jetten (@MinPres) April 23, 2026
Our economic ties and security cooperation are already strong. We discussed scope for further expanding our partnership, e.g.… pic.twitter.com/ZEQQAFFMNT
Komente











