Tre shqiptarë, dy burra dhe një grua, të cilëve iu bllokuan 1.3 milionë euro, dhe 13 kilogramë kokainë, u arrestuan nga policia holandeze në Amsterdam.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat holandeze që thanë se dy nga të arrestuarit ishin një çift, burri 36 dhe gruaja 20 vjeçe, ndërsa me ta u arrestua edhe një person tjetër që ishte shofer i një automjeti ''Saab'' që punonte për llogari të çiftit.

Mediat holandeze që i referohen policisë vendase thanë se personat po ndiqeshin, për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia nuk ka dhënë emra apo identitete të personave të arrestuar, por mësohet se ata jetonin prej disa kohësh në Amsterdam. Sipas policisë mjeti u ndalua kur po i drejtohej lagjes Bornelaan në Amsterdam.

Gjatë kontrollit të mjetit një qen antidrogë i policisë holandeze zbuloi vendodhjen e lëndës narkotike.

Po ashtu në bagazhin e veturës, në pjesën ku vendoset goma rezervë, u gjetën një sasi prej 1.3 milionë eurosh. Gjatë kontrollit të kryer nga policia në banesën e çiftit shqiptar, u gjetën dhe u bllokuan edhe armë si dhe një sasi tjetër prej 40 mijë eurosh cash, të gatshme për të kryer pagesa.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, personat tentuan të largoheshin, pasi më parë policia kishte ndaluar drejtuesin e automjetit që po transportonte paratë dhe një sasi droge.

Sipas policisë ata tentuan të largoheshin nga një derë e pasme e banesës së tyre, ndërsa tentuan të fshihnin edhe lëndën narkotike. Tre personat e arrestuari pritet të akuzohen jo vetëm për trafik droge, por edhe për pastrim parash.



shqiptaret ne hollande

shqiptaret ne hollande

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)