Holandë, deputetët votojnë pro
për legalizimin e kanabisit

Holandë, deputetët votojnë pro<br />për legalizimin e kanabisit
HOLANDE-Dhoma e ulët e parlamentit holandez ka votuar gjatë ditës së djeshme pro legalizimit të kultivimit të kanabisit në Holandë.

Projektligji i cili është propozuar nga një deputet i Partisë Liberale, ka marrë aprovimin e dhomës së ulët të parlamentit me 77 vota pro dhe 72 kundër.

Sipas masave të propozuara në projektligj, nëse aprovohet ligji i ri do të shmangi cilësimin e kultivimit të kanabisit si vepër penale.

Edhe pse blerja e sasive të vogla të kanabisit në “Coffee shops”, është toleruar që prej një kohe të gjatë në Holandë, kultivimi i kanabisit në “ Coffee shops”, vazhdon të cilësohet një vepër penale dhe kjo bën që këto biznese të përfshihen në blerje të paligjshme të kanabisit nga rrjete kriminale që operojnë në vend.

Është një lajm  i mirë për biznesin tonë nëse ky ligj kalon, pasi do të mund ta organizojmë biznesin tonë në një mënyrë normale dhe transparente”, është shprehur kryetari i shoqatës së lokaleve “Coffee shops”, në Holandë.

Ndërkohë legjislacioni ende nuk ka fuqinë e ligji, pasi do t’i duhet të marri edhe miratimin e Senatit ose Dhomës së parë të parlamentit holandez.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim