Një raport i cili sugjeron se programi i cili përdoret për të nxjerrë rezultatet finale të zgjedhjeve, mund të manipulohet nga sulme kibernetike, ka rritur frikën në vend për një manipulim të mundshëm të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 15 mars.
Agjenci të ndryshme të inteligjencës kanë paralajmëruar se zgjedhjet në Francë, Gjermani dhe Holandë, mund të manipulohen nga faktorë të jashtëm, përfshirë edhe Rusinë.
“Nuk duhet të ketë asnjë hije dyshimi mbi rezultatin e zgjedhjeve”, është shprehur ministri i Brendshëm i Holandës, Ronald Plasterk.
Ai gjithashtu ka shtuar se nuk ka asnjë indikacion se Rusia mund të jetë e interesuar për ndërhyrjen në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që në këto zgjedhje numërimi i votave do të bëhet me dorë dhe jo me metodën elektronike të numërimit, duke shmangur kështu një ndërhyrje të mundshme nga fuqi të jashtme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com