Holandë, gjuhë urrejtje ndaj
emigrantëve, dënohet politikani 

Holandë, gjuhë urrejtje ndaj<br />emigrantëve, dënohet politikani 
Geert Wilders, politikani populist i famshëm për gjuhën e ashpër anti-Islam, u shpall fajtor nga një gjykatë në Holandë.

Ai akuzohet për gjuhën e përdorur kundër emigrantëve marokenë.

“Cilido qoftë vendimi, unë nuk do të ndaloj së thëni të vërtetën për problemin e marokenëve dhe asnjë gjykatës, politikan apo terrorist nuk do të më ndalojë për këtë”,deklaroi ai në rrjetet sociale pas shpalljes së vendimit. Ndonëse nuk ishte i pranishëm në sallë ai e cilësoi proçesin si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Geert Wilders është kryetar i Partisë së Lirisë, një forcë e ekstremit të djathtë që po rritet me shpejtësi .

Kohë më parë Wilders i kish kërkuar mbështetësve se nëse dëshironin të kishin më pak marokenë në vend të reagonin. 

Dhe përgjigjia ishte e qartë ata donin më pak marokenë dhe politikani premtoi se do të kujdesej për këtë çështje. Prokuroria ndaj tij kish kërkuar edhe një gjobë prej 5000 eurosh por gjykata e konsideroi të papërshtatshme.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604