Holandë, ministri i Drejtësisë jep
dorëheqjen, i përfshirë në një skandal

Holandë, ministri i Drejtësisë jep<br />dorëheqjen, i përfshirë në një skandal
Ministri holandez i Drejtësisë, Ard van der Steur, ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme pas shpërthimit të një skandali korruptiv.

Ndërkohë skandali ka filluar një vit më parë, por të dhënat e reja të bera publike nga media lokale për një marrëveshje të dyshimtë të bërë mes autoriteteve gjyqësore dhe një shpërndarësi droge, kanë çuar në seancë të veçantë parlamentare.

Gjatë kësaj seance të veçantë parlamentare, ministria e cila drejtohej nga Der Steur, është akuzuar se ka gënjyer për sa i përket marrëveshjes së bërë me një të dënuar.

Ish ministri i Drejtësisë Holandeze, kishte mohuar më parë të gjitha akuzat e drejtuar institucionit që drejtohej nga ai, por ditën e djeshme gjatë seancës parlamentare ai ka dhënë dorëheqjen pasi është sulmuar lidhur me skandalin nga çdo parti që ishte e përfaqësuar në parlament.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi