Holandë, pranga shqiptarit të
dytë për vrasjen e vëllezërve Tola

Holandë, pranga shqiptarit të<br />dytë për vrasjen e vëllezërve Tola
SLLOVENI - Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve nga Elbasani Florenc dhe Glevis Tola disa ditë më parë, në Roterdam të Hollandës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat holandeze sipas të cilave 24 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua në Slloveni, lidhur me dyshimet e përfshirjes së tij në vrasjen e vëllezërve elbasanas.

Ky është shqiptari i dytë i arrestuar lidhur me vrasjen e Florenc dhe Glevis Tolës, ku pak ditë më parë, u arrestua një 26 vjeçar shqiptar i dyshuar si autor i vrasjes. 26 vjeçari u la në burg nga ana e Gjykatës në Hollandë, pasi sipas policisë, ka prova që ai është përfshirë në shkëmbimin e zjarrit kundër dy vëllezërve. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur një tjetër i ri shqiptar, i identifikuar si Serxhio Piku.

Sakaq, mësohet se trupat e dy vëllezërve Tola janë nisur drejt Shqipërisë, për t’u varrosur pranë familjeve të tyre.

Dy të rinjtë shqiptarë janë vrarë në banesën e tyre në zonën e njohur si lagja e bullgarëve në Roterdam, ndërsa rreth pasdites së 15 janarit policia ka nisur hetimet e njoftuar nga fqinjët për të shtëna me armë.

Shkaqet për vrasjen e tyre mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se dy vëllezërit kanë qenë të përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!