TIRANE- StrawberryFrog, kompani marketingu dhe promovimi, themeluar në vitin 1999 në Amsterdam nga Scot Goodson dhe që operon aktualisht në tre kontinente: Europë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, është shpallur dje fituese e konkursit “Branding Albania”.
Pesë kompani nga Anglia, Amerika, Franca, Holanda dhe Greqia, mes tyre edhe CNN, u vunë në garë për fituar konkursin e shpallur nga qeveria shqiptare, ku aplikuan 110 kompani të huaja dhe vendase, për logon dhe sloganin që do të përdoret si imazh i vendit dhe për të promovuar Shqipërinë në botë.
Juria ndërkombëtare, e drejtuar nga gazetari italian Bruno Vespa, për më shumë se 4 orë ndoqi prezantimet e 5 kompanive që mbërritën në finale. Ndërsa kryeministri Rama tha se ky është një proces tejet i rëndësishëm. “Është një ditë e bukur për ne dhe jam i sigurtë që është një ditë e shënuar në projektimin e imazhit tonë jashtë nesh. Në fund të fundit, imazhi përfundon me logon, por fillon dhe ndërtohet me punët që duhet bërë realisht. Vuajmë prej vitesh një imazh negativ, nuk diskutohet që ne shqiptarët kemi dhënë një kontribut të posaçëm për ta ndërtuar këtë imazh negativ, por nuk diskutohet po ashtu që në këtë imazh negativ një pjesë të madhe e ka perceptimi i krijuar mbi gjykime të vjetra, apo paragjykime që nuk kemi mundur t’i zbrapsim asnjëherë. Jam i bindur që me studion fituese do të kemi një aleat dhe një instrument më shumë për të luftuar këtë imazh negativ dhe për të cliruar më shumë energji pozitive rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve”, deklaroi Rama.
Kompaninë fituese kishte përzgjedhur si slogan “Albania-Go your own way”, në shqip “Shqipëria-Ndiq rrugën tënde”. “Fituam pasi shprehëm pasion të fortë për Shqipërinë. Ne paraqitëm një ide, e cila do të ketë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve. Pra nuk sollëm thjesht një ide për të reklamuar. Përmes propozimit tonë, ne duam të paraqesim një Shqipëri shumë të veçantë dhe jo thjesht një shtet si të gjitha vëndet e tjera europiane”, u shpreh Kevin McKeon, përfaqësues i “StrawberryFrog”.
Propozimet
CNN u prezantua me sloganin “It’s all about Albania” dhe një lulëkuqe si logo, që në brendi të saj imitonte simbolin e shqiponjës. Kompania Hamington propozoi një fushatë 3-vjeçare me logon e shqiponjës në profil, ndërsa në brendi ishin pamje nga turizmi malor, bregdetar, kulturor dhe investimet. Kompania Interface ishte e mendimit të paraqiste një Shqipëri si sekret që nuk është zbuluar akoma. Ndërsa MEC prezantoi një logo si petal i hapur i kuq që simbolizon zemrën dhe mikpritjen e shqiptarëve si njëra ndër karakteristikat e tyre.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com