Hollande: Kërkojmë ekstradimin e
Abdeslam, arrestimi pas 4 muajsh

Hollande: Kërkojmë ekstradimin e<br />Abdeslam, arrestimi pas 4 muajsh
Presidenti francez Francois Hollande ka deklaruar se Abdeslam duhet të merret në pyetje dhe të gjykohet në Francë, ndaj dhe ka bërë të ditur se qeveria e Parisit do të bëjë kërkesë për ekstradimin e terroristit.

“Për Salah Abdeslam ishte lëshuar një urdhërarrest europian. Nuk ka asnjë dyshim se autoritetet gjyqësore franceze do të dërgojnë një kërkesë ekstradimi”, ka deklaruar Hollande.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun belg Charles Michel, në Bruksel, ku ka shprehur bindjen se, “autoritetet belge do të shprehen në favor sa më shpejt të jetë e mundur”. 

Nga ana tjetër, kryeministri Michel ka bërë të ditur se bashkë me Abdeslam janë arrestuar edhe tre të dyshuar të tjerë si bashkëpunëtorë të tij.
I dyshuari i sulmeve  të 13 nëntorit në Paris u arrestua mbërmjen e djeshme gjatë një operacioni në një lagje në Molenbek në Bruksel.

Operacioni erdhi pasi policia belge kishte gjetur gjurmë të 26 vjecarit në një apartament në Forest ku gjatë kësaj jave kishte të tjera të shtëna.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit