AMSTERDAM - Një djalosh i armatosur me një pistoletë, që më pas u zbulua se ishte një lodër, krijoi panik në studion ndërkombëtare të transmetimit në Hollandë. Ngjarja ndodhi gjatë një transmetimi live dhe kanalit televiziv ju desh të ndërpriste transmetimet, ndonëse vazhdoi regjistrimin e këtij incidenti të pazakontë.

19 vjeçari kërkonte që mesazhi që ai kishte dërguar të lexohej në transmetim live dhe sipas raportimeve bëhej fjalë për një kërcënim, duke vendosur dhe disa kushte për shpërthime dhe sulme nëse ngjarja nuk transmetohej live apo kushtet e tij nuk plotësoheshin.

Ndërtesa e medias NOS në Media Park të Hilversum, në jug të Amnstedamit, u evakuua dhe menjëherë ndërhynë forcat speciale policore, duke bërë të mundur arrestimin e tij. Për fat mediat më pas e raportuan një një ngjarje pa incidente të mëtejshme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)