PARIS - Presidenti francez, François Hollande ka pohuar sot, se nëse Kongresi amerikan do të votojë kundër ndërhyrjes në Siri, Franca nuk do të veprojë vetëm.
Hollande ka kërkuar që Europa duhet të jetë e bashkuar në çështjen siriane, duke u shprehur me besim se “ajo do ta bëjë këtë”.
Gjatë një konference për shtyp në krah të presidentit gjerman, Joachim Gauck Hollande ka shpjeguar se Franca është duke marrë të gjitha masat paraprake të nevojshme si përgjigje ndaj kërcënimeve të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, i cili dje ka deklaruar se Shteti francez është sot “armik” i popullit sirian.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com