Hollande, presidenti i ri i Francës, merr 51.9%

Hollande, presidenti i ri i Francës, merr 51.9%
PARIS – François Hollande ka fituar garën presidenciale në Francë duke marrë 51,9% të votave.

Mbështetësit e partisë socialiste franceze janë derdhur në shesh duke festuar fitoren, pas shpalljes së rezultateve.

“Europa po na sheh. Masat shtrënguese në Europë nuk mund të jenë më e vetmja zgjidhje”. Kjo frazë e thënë në fund të fjalimit të fitores nga François Hollande duket se i ka vënë vulën presidencës së sapofilluar prej tij. Ka qenë padyshim edhe një mesazh në distancë për kancelarin gjermane Merkel, me të cilën Hollande do të takohet nesër.

“Kjo ditë shënon ndryshimin për Francën dhe për gjithë Europën”, tha ndër të tjera Hollande në fjalimin e parë pas shpalljes së rezultateve. “Unë jam lideri i bashkimit të gjithë kombit”.

Sarkozy ndërkohë, pasi ka anulluar fillimisht festën e parashikuar në rast fitoreje në sheshin Concorde, u kërkoi drejtuesve kryesorë të partisë së tij të qëndrojnë të bashkuar në zgjedhjet parlamentare muajin tjetër, "unë nuk do drejtoj atë fushatë", tha Sarkozy. Më vonë, Nicolas Sarkozy ka dalë publikisht të pranojë humbjen dhe i ka uruar fat rivalit Hollande

Sapo i kam telefonuar. Dua t’i uroj fat në mesin e këtyre sfidave. Do të jetë e vështirë. Por, uroj me gjithë zemër që nën drejtimin e tij, Franca, vendi ynë që na bashkon, t’i kalojë të gjitha këto vështirësi”, ka thënë Sarkozi.


Holland do të jetë kryetari i parë majtist i shtetit, pas Fransua Miterandit, i cili ka shërbyer në postin e presidenti nga viti 1981 deri më 1995. Fitorja e Hollandit mund të ndryshojë mënyrat që përdor Bashkimi Evropian për të tejkaluar krizën e borxheve. Ai do më shumë stimuj qeveritarë dhe më shumë shpenzime qeveritare.
(ep/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë