Hollande-Sarkozy, debati
televiziv mban pezull Francën

Hollande-Sarkozy, debati <br />televiziv mban pezull Francën
PARIS – François Hollande dhe Nicolas Sarkozy ndeshen në duelin e vetëm televiziv të kësaj fushate, katër ditë përpara përballjes të dielën me verdiktin e votuesve francezë.

Hollande e sheh veten në krye të sondazheve në mënyrë konstante. “Më lejoni t’ju mësoj diçka”, i tha në një moment Sarkozy, “nuk keni asgjë për të më mësuar mua”, u përgjigj flakë për flakë Hollande, “nuk jeni ju që vini notat në këtë debat”.

Hollande është përqëndruar mbi çështjet e punës dhe zhvillimit. Ai i kujtoi Sarkozy-së se që prej ardhjes së tij në pushtet të papunët janë shtuar me tre milionë në Francë.

Sarkozy nga ana e tij këmbënguli në boshësinë siaps tij të formulave të socialistit Hollande: “Bashkimi është një fjalë e bukur, ide e bukur, por duhet t’i shtosh faktet”.

Hollande ka theksuar se ai do jetë presidenti i “drejtësisë sociale, pasi po kalojmë një krizë që po godet më tepër të varfërit”.

“Unë mbroj fëmijët e Republikës”, tha Hollande, “ju mbroni të privilegjuarit, është zgjedhja juaj”.
“Ndryshimi mes meje dhe jush”, kundërpërgjigjet Sarkozy, “është se ju doni më pak të pasur, kurse unë dua më pak të varfër”.

Debati televiziv u ndoq me interes të madh nga miliona teleshikues francezë, dy të tretat e popullatës ka ndjekur debatin në televizion.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot