TIRANË – Kryeministri Berisha në reagimin e tij për ditën e Holokaustri kujtoi 6 milion hebrenjtë, viktima të regjimit nazist gjatë luftës së Dytë Botërore.
“Kjo kasapanë e makinerisë së përbindshme të ç'farrosjes në masë vetëm e vetëm për shkak të pëkatësisë etnike e fetare është sot një apel i fuqishëm për të gjithë njerëzit në mbarë botën për të dënuar çdo formë dhune dhe urrejtje të rracizmit dhe çdo origjinë tjetër”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrit,
Sipas Berishës, shqiptaret përkulen me respekt të thellë para kujtimit të viktimave të pafajshme të Holokaustit, por dhe me ndjenjën e mirënjohjes ndaj paraardhësve të tyre, të cilët bënë që kombi shqiptar jo vetëm të mos marrë pjesë në Holokaust por përkundrazi Shqiperia u shndërrua në një strehë të sigurtë për hebrenjtë që ndiqeshin nga bisha naziste dhe numri i tyre ishte më i madh në fund të Luftes.

(aq/shqiptarja.com)