TIRANE - Ambasadorja e Republikës Federale Gjermane në Shqipëri znj. Carola Müller-Holtkemper ka përfunduar misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe para largimit të saj, është pritur nga drejtuesit e lartë të qeverisë, të cilët i kanë shprehur vlerësimet e tyre për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Ajo u prit sot nga Kryeministri Berisha në një takim lamtumire, i cili vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, të cilat janë forcuar dhe thelluar edhe më tej gjatë këtyre viteve në shumë fusha. Në mënyrë të veçantë kryeministri vlerësoi projektet e financuara nga vendi mik Gjermania dhe të zbatuara nga kompanitë gjermane në vendin tonë.
Nga ana e saj, ambasadorja gjermane znj. Carola Müller-Holtkemper falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e saj kryeministrit Berisha për bashkëpunimin e hapur që qeveria shqiptare dhe kryeministri Berisha kanë ofruar, si dhe për kontributin e dhënë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve. Ajo vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm të realizuar nga Shqipëria në të gjithë këto vite, si dhe arritjet në fusha të ndryshme dhe uroi për suksese të mëtejshme në të ardhmen.
Po sot, ambasadorja gjermane u prit edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Aldo Bumçi. Holtkemper i përcolli ministrit Bumçi vlerësimet e saj për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit konkret mes dy vendeve tona. Nga ana e tij, Ministri Bumçi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen e Gjermanisë në kuadrin dypalësh dhe më gjerë, përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë, me besimin e plotë që kjo mbështetje do të vijojë edhe në të ardhmen.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com