Homazh për Kobe Bryant , qindra murale në rrugët e Los Anxhelos (VIDEO)

Homazh për Kobe Bryant , qindra murale në rrugët e Los Anxhelos (VIDEO)

Në prag të përvjetorit të parë të vdekjes së Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna, të cilat humbën jetën pas një aksidenti ajror, disa artistë mural i bënë homazhe atij me portrete gjigande dhe përrallore në rrugët e Los Angelos. Punimet mbresëlënëse mund të gjenden në rrugët e qytetit ku ai fitoi kampionatin e NBA pesë herë me skuadrën LA Lakres. Muralet spektakolare e portretizojnë atë në situata të ndryshme: nga një familje e dashur te kampioni i basketbollit me fanellën e Lakers. Tehrell Porter, është njëri nga artistët e rrugës, i cili ka punuar në muralin Kobe Bryant që nga tetori i vitit 2020.

"Një muaj më parë, një flutur u ndal në furçën time. I bëra një video. Dhe pastaj pashë në një revistë Koben dhe një tatuazh flutur në krahun e tij, kështu u ndjeva sikur kisha një lidhje të madhe me Kobe Bryant.  Unë jam duke punuar të gjitha orët e ditës dhe gjëja që më mban lart frymëzimin është dashuria për artet, dashuria për Kobe Bryant. Kjo murale është për Kobe dhe familjen e tij. “ tha Porter.

Ai nuk është i vetmi i apasionuar  pas yllit të  të ndjerë të basketbollit. Artistja në rrugë Ladie One thotë se ajo gjithashtu ka punuar shumë për të bërë një imazh të bukur të Kobe.

Edhe gati një vit pas vdekjes së tij të parakohshme, artistët e rrugëve vazhdojnë të nderojnë kujtimin e Kobe Bryant me murale në të gjithë qytetin e Los Angeles. Jeta e atyre që vdiqën së bashku me të po nderohen gjithashtu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki

Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki