Homazh/ Shuhet Tom Nikolla, themeltari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore

Homazh/ Shuhet Tom Nikolla, themeltari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore

Tom Nikolla

U nda nga Jeta Tom Nikolla një nga themeluesit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Tom Nikolla është një prej këngëtarëve shumë i dashur për publikun dhe me kontribut të rëndësishëm për futjen e këngës me çifteli në hullinë e muzikës qytetare shqiptare bashkëkohëse. Që në moshë të re spikati dhe fitoi çmim ndërkombëtar për këngën folklorike në vitin 1957.

Më vonë ishte një nga themeluesit e Ansamblit Shtetëror te Këngëve dhe Valleve Popullore ku kontribuoj deri ne moshën e pensionit dhe në vazhdimësi. Ishte njohës i folklorit dhe i muzikës popullore, prandaj fjala e tij në diskutime për këtë temë dëgjohej me interes. Pati kolegë dhe këndoi së bashku me divat e këngës popullore si Drita Papajani, Luçije Miloti, Naile Hoxha.

Toma me artin e tij ka korrur duartrokitje në Shqipëri dhe në disa vende të botës kur përkrah Ibrahim Tukiçit, Fitnete Rexhës, Vaçe Zelës, Xhevdet Hafizit e tjerë dhanë koncerte duke përfaqësuar muzikën dhe folklorin tonë në botë. Nuk e harroi asnjëherë rapsodinë, por e zhvilloi atë duke u bërë një nga përfaqësuesit më dinjitoz dhe i dashur me këngë patriotike që u rimorën dhe janë në repertorin e sotëm të shumë rapsodëve e grupeve muzikore në Shqipëri dhe Kosovë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?