Ky 12 shtator shënoi 26 vjet nga vrasja e liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdarit.
Familjarët dhe përfaqësues të Partisë Demokratike ashtu sikurse bëjnë prej vitesh, vendosën kurora me lule në memorialin pranë ish selisë së Partisë Demokratike, në vendin ku u vra.
Ajo që ra në sy, ishte mungesa e së bijës, Rudina Hajdarit.
Kjo e fundit, sqarimin përse mungoi në homazhet e përvitshme të të atit, me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, e dha mes disa rreshtave të ndjerë në rrjetet sociale.
“Për 26 vite kjo ditë më ka pritur me të njëjtën rutinë. Duke shkuar te memoriali, varrezat dhe duke takuar të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, në vend të kësaj, vendosa të përcjell mbesën tënde në shkollë. Dhe mu kujtua se ti nuk do të kesh mundësi ti prekësh dorën mbesës tënde, për të cilën shpesh më thonë se ngjan me gjyshin e saj. Sa shumë do ta doje, e imagjinoj. Më ka marrë malli shumë babi. Uroj të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne”, shkroi Hajdari.
Në rrjetet sociale, lideri i lëvizjes studentore të vitit 1990 u përkujtua edhe nga drejtues e ish drejtues të tjerë të Partisë Demokratike e politikës.
Ish kreu i PD Lulzim Basha shkroi se figura e Azem Hajdarit ndezi shpirtin e një kombi të tërë ndërsa Presidenti i PL Ilir Meta shkroi se Lidershipi, vepra dhe guximi i Azemit mbeten frymëzim për të gjithë ata që besojnë në vlerat e demokracisë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
20%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 972
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Spahiu: Berisha nuk është Trumpist, sepse nëse nuk i hiqet Non-Grata, ai do dalë kundër SHBA-ve
27 Mars, 21:55
-
Juristi Romeo Kara: Berisha kriminel, s’mund të drejtojë një parti! Denoncon Alesia Balliu: Pazare Boçi- Noka në Shkodër, 700 mijë euro për listën e mbyllur
27 Mars, 18:30
-
E pabesueshme: Çim Peka premton imunitet për bandat kriminale nëse fiton Sali Berisha/ VIDEO-DOKUMENT
27 Mars, 15:23
-
Mbyllja e TikTok/ Berisha si adoleshent shkarkon VPN (që vjedh të dhënat): Ta përdorin edhe të rinjtë (VIDEO)
27 Mars, 14:53
-
‘Të vërtetat s’i fshehin dot as oqeanet‘, Rama ironizon Berishën me videon e bufit të kënetës
27 Mars, 13:48
-
SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha i pandehur: Krah i armatosur i Ramës, do e shkrij me 'Venecian'
27 Mars, 13:07
-
VIDEO/ 'Unë jam Sali Berisha'... 20 vjet më pas, korbi grabitqar apo zogu vetmitar?!
27 Mars, 12:32
-
‘Kush i bo gropën tjetrit, bie vet mrena’, Basha vijon replikat me Ramën: The i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty i ke, hetimet vazhdojnë
27 Mars, 12:05
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi III 'Piepoli & Report Tv': PS fiton më 11 maj me 50.5% të votave! Rama çon Shqipërinë në BE e garanton drejtësinë! Berisha në pikiatë, 59% s’i besojnë! Ja renditja e të vegjëlve
27 Mars, 11:00
-
SHBA rikthehet në SPAK, ekspertët e OPDAT nisin punën! 'Mesazh' prokurorëve nga administrata e Trump! Bie propaganda e Berishës
27 Mars, 10:39
-
Dosja ‘Partizani’, Kthupi në Report Tv: Çështja do të kalojë për gjykim, juridikisht është e vështirë që GJKKO ta kthejë apo pushojë!
26 Mars, 22:23
-
Ylli Pata: Si e humbi Shqipëria trenin e BE-së që i erdhi në stacion
26 Mars, 20:33