Luan Rama, numri dy i LSI në bashkëqeverisje me Berishën ka thyer derën e hekurt të varrezave të dëshmorëve duke thyer gardhin e vënë nga Garda që kishte bllokuar hyrjen për një pjesë të veteranëve. Kështu, dita e djeshme e cila ka qënë ditë homazhesh për opozitën dhe Presidentin Nishani për 29 nëntorin, është nisur me një incident të shëmtuar. Veteranët e kanë gjetur derën të mbyllur nga ana e Gardës, që kanë deklaruar se nuk lejohet hyrja tani.
Aty ka shkuar dhe sekretari i përgjithshëm i LSI Luan Rama, i cili ka kërkuar me insistim hapjen e derës, due e shtyrë me forcë derisa është hapur. Ndërkohë që më herët në varrezat e dëshmorëve kishin shkuar presidenti Nishani, i cili teksa ka vlerësuar veprën e të rënëve, ka nënvizuar për pjesmarrjen më 29 nëntor në homazhe se kreu i shtetit njeh datën kushtetuese për çlirimin e Shqipërisë. Përkundër kryeministrit Berisha që ka deklaruar se ai e ka axhendën të ndarë nga Presidenti, pasi është kryeministër dhe kryetar i PD. Ndërkohë që e majta përkujton e ndarë ditën e Çlirimit që ashtu si vitin e kaluar. Meta teka ka vlerësuar të rënët, është shprehur se duhet rivlerësuar figura e Enver Hoxhës.
"Përderisa i jepen merita Zogut në disa aspekte nuk ka arsye pse të mos i jepen merita dhe Enver Hoxhës, sidomos përsa i përket drejtimit të luftës", tha ai. Ndërsa sipas Ramës kjo luftë e lavdishme për çlirimin e vendit është një nga trashëgimitë më të shkëlqyera për brezat. "Ky 28-29 nëntor ishin një mundësi për të lexuar me krenari faqet e ndritura të së shkuarës e për të parë se e ardhmja mund të jetë e ndritur nëse guxojmë të besojmë si besuan ata që dhanë jetën. Ne do e rilindim Shqipërinë", tha Rama.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com