Homazhet ne Gjirokastër për Ziver Veizin! 10 vite pas vrasjes, familjaret kërkojnë drejtësi

Familjarë, miq dhe të afërm kanë zhvilluar sot homazhe për Ziver Veizin, një prej katër viktimave të 21 Janarit në Gjirokastër. Po kështu morën pjesë dhe drejtues lokalë, si kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër Lindita Rova dhe nënkryetari i bashkisë Ylli Muho. Edhe këtë vit, familjarët kërkojnë drejtësi. Mbesa e tij shprehet se ndonëse kanë kaluar 10 vite për ta shpresa vdes e fundit.

"Vlerësojmë shumë Këshillin e Qarkut për vlerësimin me titull të xhaxhait tonë. Kjo është më e pakta që mund të bëjnë, por ne e marrim si vlerësim. Shpresa vdes e fundit, shpresa vdes e fundit. Ne shpresojmë që vrasësi i xhaxhait tonë do të vihet para drejtësisë", tha mbesa Zamira Veizi.

Ndërsa një tjetër familjar mes emocioneve shprehet se "është shumë e vështirë, janë bërë 10 vite shumë e vështirë, s'kemi çfarë të themi më shumë ".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja