TIRANË, 26 Qershor/ATSH/- Homazhet për biznesmenin dhe bankierin e njohur, Artan Santo, pritet të zhvillohen nesër rreth ores 10:00 në "Hotel Sheraton".
Sipas njoftimit të familjes së të ndjerit,  pas homazheve në Hotel Sheraton, rreth ores 16:00 po të ditës së nesërme, pritet t'i jepet lamtumira e fundit bankierit dhe biznesmentit të suksesshëm në Varrezat e Sharrës.
"Familja Santo falënderon të gjithë miqtë, të afërmit, koleget, të njohurit e Artanit, por edhe të gjithë shqiptaret për solidaritetin dhe ngushëllimet e ndjera në këtë moment kaq të vështirë. Ditën e nesërme, e premte 27 Qershor në orën 10.00 familja do të presë vizita dhe do të kryhen homazhe në nderim të Artan Santos në ambientet e Hotel Sheraton.Ndërkohë që në orën 16.00 do të zhvillohet ceremonia funebre pranë varrezave të Sharrës", thuhet në njoftimin e familjes Santo./a.g/