Homazhet për Kallullin
të premten në Akademinë e Arteve

Homazhet për Kallullin <br />të premten në Akademinë e Arteve
TIRANE- Lamtumira e fundit për të nderuar kujtimin e kritikut të njohur Adriatik Kallulli do të jepet me 30 janar në Akademinë e Arteve nga ora 11:00 deri në 12:00.

Familjarët njoftuan dje se trupi i pajetë do të mbërrijë sot nga Vjena, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 12:00 të të premtes, duke u nisur nga Akademia e Arteve.

Profesor Adriatik Kallulli lindi më 28 Gusht 1938 në Bari të Italisë. U diplomua në Fakultetin Histori - Filologji në vitin 1962 dhe në vijim të punës së tij shkencore në fushën e kritikës letrare dhe artistike mori titullin "Doktor i Shkencave Letrare" në vitin 1980, titullin "Docent" në vitin 1985, dhe titullin Profesor në vitin 1995. Prof. Dr. Adriatik Kallulli është një ndër themeluesit e Akademisë së Arteve. Ka qenë pedagog titullar në këtë Akademi prej vitit 1972 e në vazhdim. Gjatë gjithë këtyre viteve pa asnjë shkëputje, ka mbajtur leksione dhe ligjërata në një varg lëndësh themelore të formimit të përgjithshëm teorik, si Letërsi Shqiptare dhe Histori e Teatrit Shqiptar, Letërsi Botërore dhe Histori e Teatrit Botëror, Teori Drame dhe Njohuri për kritikën artistike, Estetikë dhe Histori e Qytetërimit si dhe ka drejtuar për më shumë se 15 vjet postin e Shefit të Katedrës së lëndëve teorike. Për tre mandate radhazi ka qenë anëtar i Senatit të Akademisë së Arteve dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Fakultetit të Artit Skenik. Përveç mësimdhënies cilësore, ndihmës së vazhdueshme në hartimin e planeve dhe programeve mësimore, si dhe kontributin e tij të vecantë në udhëheqjen e diplomave dhe dizertacioneve të doktoraturës, ai ka qenë vazhdimisht i angazhuar me përgatitjen e teksteve të Akademisë si: Historia e Teatrit Shqiptar, Historia e Teatrit Botëror, Elemente të Mjeshtërisë së Aktorit, etj.

Kritiku dhe studiuesi i njohur i letërsisë dhe arteve Prof. Dr. Adriatik Kallulli ka qenë antar i Lidhjes së Shkrimtarëve që nga viti 1967. Në të gjitha shkrimet kritike dhe studimet letrare për letërsinë dhe artet, ai ka mbështetur me entuziazëm të gjitha prirjet cilësore e novatore në letërsi e në arte. Veprat e tij përmbajnë studime dhe analiza të cmuara për letërsinë shqiptare, për artin dramatik, për estetikën, si dhe për pikturën e skultpurën.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)