SHBA. Disa familjarë të të rinjve që mbetën të vrarë gjatë sulmit në një lokal të frekuentuar nga homoseksualët në Orlando të SHBA, kanë fajësuar rrjetet sociale se përhapin e mbështesin propagandën e shtetit islamik.

Autori i sulmit ishte Omar Mateen i cilësuar si një person i radikalizuar.
 
Ndonëse një akuzë e tillë nuk është shumë e përhapur, një kauzë e tillë  do të mund të sjellë një revolucion në botën e rrjeteve sociale.

Disa familjarë të viktimave mendojnë se tre platformat Facebook, Twitter dhe Google  mbështesin grupet terroriste për përhapjen e propagandës ekstremiste, duke ndihmuar në mbledhjen e fondeve të të rekrutëve të rinj.

“Pa twitter, Facebook e Google rritja e ISIS në kohët e fundit nuk do të ishte i mundur” shprehen ata në akuzën e tyre.

Në 12 qershor të këtij viti Omar Mateen 29 vjec hyri në lokalin Pulse duke vrarë 49 persona e plagosur 53 të tjeë. Sulmi u mor përsipër nga shteti islamik. Hetimet konfirmuan  se Mateen nuk ishte pjesë e ndonjë grupi po ishte shndërruar në  radikal islamik në mënyrë të pavarur përmes propagandës së Shtetit islamik në ëeb.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)