Policia e Hong Kongut ka arrestuar gjatë natës 287 persona midis moshës 12 dhe 82 vjeç, ndërsa zjarret, gazi lotësjellës, plumbat e gomës, granatat shurdhuese dhe barrikadat janë skenografia e përditshme.
Vendimi i policisë për të hyrë në kampuset studentore, ka bërë që studentët dhe protestuesit të përgatiten për luftë, duke nisur të armatosur me shpata, harqe dhe shigjeta.
Për policinë, protestuesit e kanë marrë peng qytetin dhe vendi ndodhet në prag të kolapsit total.
Klima e tensionit është skalitur pasi një polic derdhi plumba mbi një demostrues të ri i cili ndodhet në rrezik për jetën kurse një tjetri iu vu zjarri duke u kthyer në pishtar njerëzor.
Përkeqësimi i situatës duket se ka qënë duke pjekur për një kohë të gjatë dhe shkon shumë larg çështjeve që lidhen me përplasjen me Pekinin për ligjin e akstradimit.
Pekini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe që të mos përfshihen në punët e brendshme të Hong Kongut dhe se ata duhet të heqin dorë nga takimet e fshehta që bëjnë me përfaqësues të ndryshëm në të gjithë Hong Kongun dhe Makao.