Hong Kong: autobusi del nga rruga
18 të vdekur dhe 50 të plagosur

Hong Kong: autobusi del nga rruga<br />18 të vdekur dhe 50 të plagosur<br>
Një autobus dykatësh në Hong Kong, ka humbur kontrollin dyshohet si rezultat i shpejtësisë së lartë, nga ngjarja kanë humbur jetën 18 persona dhe janë plagosur rreth 50 të tjerë.

Autobusi në bordin e vet kishte spektatorë dhe puntorë nga garat e kuajve, në momentin kur u përmbys disa persona arritën të dalin jashtë automjetit.

Sipas raportimeve të pasagjerëve autobusi humbi kontrollin si rëzultat të shpejtësisë tej normave të lejuara. Policia ka arrestuar drejtuesin e autobusit, i cili momentalisht ndodhet në paraburgim duke e akuzuar për shkaktimin e vdekjeve si rezultat të pakujdesisë.

Tre gra dhe 15 burra u konfirmuan të vdekur në vendngjarje, sipas raportimeve të medjave të huaja ndersa 10 nga të plagosurit ishin në një gjendje kritike për jetën.

Aksidenti i së shtunës duket të jetë më i rëndi që nga korriku i vitit 2003, kur u godit një kamion, duke vrarë 21 vetë.

Transporti publik i Hong Kongut zakonisht është i sigurt dhe aksidentet fatale në këtë shkallë janë relativisht të rralla.

56
Aksident në Hong Kong, autobusi del nga rruga

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit