HONG KONG – Një numër rekord grash do të mbajnë vendet në Senatin Amerikan pas zgjedhjeve të së martës. Në Kinë, ka spekulime mbi faktin nëse gratë do të bëjnë gjithashtu histori. Asnjëherë asnjë grua nuk ka mbajtur poste elitare në qeverisje. Qindra zyrtarë kinezë janë mbledhur në Beijing këtë javë për të konkluduar në fund me një konferencë, në të cilën do të zbulohen një sërë emrash të liderëve.
Në një vështrim të kontekstit historik të përfshirjes së grave në entitetet më të larta të politikës kineze, disa janë skeptik mbi progresin e grave në pushtet.
Pjesëmarrja e grave në politikën kineze mbetet më së shumti një pjesëmarrje simbolike, kjo si rrjedhojë e faktorëve social, kulturor dhe politik.
Të dhënat tregojnë se përfaqësimi i grave në politikën kineze është tepër i dobët. Vetëm 2.2% e grave janë në poste zyrtare, strukturat e partisë si dhe institucione të tjera, sipas anketës së tretë mbi Statusin social të grave në Kinë, e lëshuar vitin e kaluar nga zyra e sondazheve kombëtare.
Kina ëshë e renditur në vendin e e 63 për sa i takon përqindjes së grave në parlament, krahasuar me SHBA e cila gjendet në vendin e 80, kjo sipas të dhënave të korrikut të përpunuara prej Inter-Parlamentary Union, një organizatë ndërkombëtare e parlamenteve. Kjo renditje mund të mos tregojë më realitetin pas zgjedhjeve të fundit në SHBA.
Sipas një tjetër ankete në Kinë, rezultatet e së cilës treguan se një numër i konsiderueshëm personash mendojnë se gratë duhet të fokusohen tek çështjet familiare më tepër sesa të merren me çështje politike e publike.
Çështjet gjinore janë tepër sensitive në Kinë, sidomos në një shtet historia e të cilit është e mbushur me figura mashkullore dhe abortim selektiv, ku lindjet mashkullore janë më të shumta se ato femërore.
(bi.ka/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com