HONG KONG-Në një kohë kur shumë vende në botë janë duke u përpjekur për të lehtësuar procesin e vizave për turistët kineze, qeveria e Hong Kongut po kërkon të kufizojë numrin e tyre.

hong kong

Qeveria thuhet se është në proces për të dëgjuar pikëpamjet nga grupe të ndryshme, përfshirë banorët dhe bizneset, veçanërisht ato në sektorin e turizmit. Lajmi vjen vetëm disa javë pas përshkallëzimit të protestave kundër rritjes së numrit të turistëve kinezë.

Banorët e Hong Kongut, pjesmarrës në protesta, kanë akuzuar turistët për rritje të çmimeve. Kërkesa për disa produkte, si qumësht pluhur për fëmijët është kaq i lartë, madje janë vendosur disa kufizime në numrin e kutive të qumështit që ata mund të marrin jashtë qytetit.

hong kong

Vitin e kaluar, Hong Kongu, një qytet me 7 milionë banorë, ka mirëpritur më shumë se 54 milionë vizitorë, ¾ prej tyre nga kontinenti aziatik. Përkrah vizitorëve rreth 60% prej tyre erdhën në një ditë, më së shumti për të bërë pazar.

Deri në vitin 2023 numri i të ardhurve mund të rritet deri në 100 milionë, sipas vlerësimeve të qeverisë konservative.

hong kong

Sipas Bankës Goldman Sachs,vitin e kaluar turistët kinezë shpenzuan rreth 28 miliardë dollarë në Hong Kong, përfshirë hotele, ushqim dhe pazare të ndryshme.