Hong Kong - Qytetarë të shumtë u mblodhën në një demonstratë paqësore pranë konsullatës amerikane dhe zyrave të qeverisë në Hong Kong, në mbështetje të ish - teknikut të CIA-s Edward Snowden. Marshimi ishte organizuar nga aktivistë dhe disa ligjvënës në mbështetje të lirisë së fjalës dhe vlerave demokratike pas zbulimeve që bëri Snowden se SHBA-ja kishte hakëruar në rrjetet e disa institucioneve të Hong Kong-ut.

Snowden ka marrë strehim në Hong Kong me shpresë se sistemi ligjor do ta ndihmojë ta mbrojë atë nga ndjekja e SHBA-s. Protestuesit dorëzuan një letër ku bëhet thirrje për më shumë transparencë nga qeveria e SHBA për një përfaqësues të Konsullatës së Përgjithshme amerikane para se të nisej për në selinë e qeverisë së Hong Kong-ut .

Një zëdhënës i qeverisë së Hong Kongut ka bërë të ditur se Qeveria do të trajtojë rastin e Snowden-it në përputhje me procedurat e përcaktuara dhe ligjet.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)