Hong Kongu shpall në kërkim 9 persona, u arratisën nga ndërtesat e karantinës, rrezikojnë 6 muaj burg

Hong Kongu shpall në kërkim 9 persona, u arratisën nga ndërtesat e karantinës, rrezikojnë 6 muaj burg

Policia e Hong Kongut ka shpallur në kërkim nëntë persona të arratisur nga një ndërtesë e zgjedhur për të strehuar dhe karantinuar njerëzit e identifikuar të infektuar me koronavirusin e ri kinez.

Carrie Lam, guvernatorja e ish kolonisë britanike paralajmëroi se kushdo që shkelte urdhërat e karantinës do dënohej me gjobë prej rreth 3000 dollarë e deri gjashtë muaj burg.

Ndërkohë Hong Kongu ka konfirmuar edhe dy raste të tjera të koronavirusit të Wuhan, duke e çuar totalin në 38.

Dy rastet e reja përfshijnë një burrë 69-vjeçar i cili nuk ka histori udhëtimi në territorin e Kinës dhe aktualisht është në gjendje kritike, dhe një grua 55-vjeçare e infektuar nga familjarët e saj.

Në mesin e 38 rasteve, pesë pacientë aktualisht janë në gjendje kritike për jetën.

Hong Kongu ka vendosur në karantinë të detyrueshme 1193 persona, 90% e të cilëve kanë hyrë në qytet nga Kina kontinentale.


Lajmi kryesor:

Bilanc lufte në Kinë ai i epidemisë prej koronavirusit, 910 viktima, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40,000 (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas