Hoqën dorë nga bojkoti, pedagogët në protestë: Studentët t’i bashkohen kauzës sonë në të mirë të arsimit kombëtar

Ditën e sotme u mbajt protesta kombëtare e pedagogëve përpara universitetit të Politeknikut, ku u parashtruan edhe njëherë 10 kërkesa të tyre që lidhen me buxhetin për Arsimin e Lartë dhe rritjen e rrogave për profesoriatin në universitetet publike të vendit. Mes të tjerash, ata kanë bërë thirrje që studentët t’u bashkoheshin kërkesave të tyre në funksion të kauzës së përbashkët për një arsim më të mirë.

Pika të deklaratës së pedagogëve gjatë protestës së sotme:

1- Të rritet buxheti per Arsimin e Larte ne masen 1% te PPB nga e cila 0.3% PPB te destinohet per kerkimin shkencor.

2-Te vleresohet  puna e pedagogeve shqiptare me një vleresim financiar jo me te vogel se koleget e tyre ne Kosove.

3-Pagesat e tarifave te shkollimit te studenteve shqiptare te jene  jo me shume se tarifat e studenteve ne Kosove.

4- Stafi ndihmës-akademik dhe administrata e universitetit, ashtu si dhe pedagoget, të perfshihen ne rritjen e rrogave nga te ardhurat dytesore, si kontribues ne krijimin e ketyre te ardhurave.

5- Në faqet WEB të universiteteve, të behet transparenca e plote, deri ne nivel departamenti, per te ardhurat dhe shpenzimet ne universitete.

6-Të mbrohet me cdo kusht Autonomia Universitare si arritje madhore dhe të luftohet tendenca  e instalimit të Autokracisë në Universitete.

7-Të forcohet pjesemarrja ne vendim-marrje e stafit akademik, nepermjet krijimit te Keshillave Shkencore te Fakulteteve, pasi aktualisht ne universitetet publike nuk ekzistojne organizma te tilla kolegjiale vendim-marrese, nderkohe qe roli i asambleve akademike eshte i zbehur dhe gati inekzistent.

8- Ftojmë Autoritetet drejtuese dhe antarët e senateve akademike të largohen nga pozicioni i vëzhguesit, sepse janë të zgjedhur nga stafet akademike, dhe të solidarizohen me pedagogët e studentët për realizimin e plotë dhe sa më te shpejte të ketyre kerkesave pa dëmtuar procesin mësimor.

9-Ftojmë studentët ti bashkohen Levizjes se pedagogeve per Reformimin e Universiteteve, duke mbështetur dhe kërkesat e tyre, si një kauzë e përbashkët në të mirë të Arsimit Kombetar.

10-Nga ana e profesoratit dhe stafit akdemik do të funksionojë Forumi Akademik për Reformimin Universitar

Ditën e djeshme, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaroi se pedagogët do të ndërprisnin bojkotin mësimor për shkak se studentët të cilët ishin zhvendosur në Tiranë për studime po shpenzonin shumë.

Ndërsa shtoi se ky vendim po merrej për të mos dëmtuar vitin akademik, Kovaçi tha se nësë qeveria do të vazhdonte të mos merrte paraysh kërkesat e tyre do të kishte bojkot të provimeve të sezonit në muajin Shkurt.

Kërkesat e kryesore të pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

B.V/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor