Me afrimin e vitit 2023, ekspertët e udhëtimeve italian kanë treguar destinacionin perfekt për secilën shenjë të zodiakut, duke krijuar Horoskopin e Udhëtimit për 2023 . Duke u mbështeturte studimi i yjeve, janë identifikuar destinacionet perfekte për udhëtimin e radhës në një kamping, sipas karakteristikave të veçanta dhe unike të secilës prej 12 shenjave të zodiakut. Duhet të keni diçka parasysh, shumica e destinacioeve i përkasin italisë, sepse është bërë nga ekspertët iatalian.
Dashi është lidhur me Ishujt Kanarie , të cilët ofrojnë një parajsë natyrore të lë pa frymë mes plazheve të pafundme dhe vullkaneve imponuese, ndërsa për demin është zgjedhur një destinacion brenda kufijve italianë, pikërisht Valpolicella, me hapësirat e saj gjelbërimi dhe të shkëlqyera, specialitete ushqimore dhe vere. Nga ana tjetër, binjakët duhet të nisen për në Holandë dhe të zbulojnë bukuritë eqyteteve si Amsterdami, ndërsa Lugina e Itrias me truallin shumë të dashur pulian sugjerohet si destinacion për gaforren.
Kryeqyteti i shkëlqyer i Italisë është lidhur me shenjën e luanit, ndërsa për virgjëreshën është koha për të organizuar një udhëtim për të eksploruar territoret zvicerane. Për shenjën e Peshores, këshilla është që të shkojnë rreth Toskanës në një kamping, një tokë e pasur me art dhe bukuri të njohur si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërsa akrepi duhet të niset drejt lindjes dhe të ndalojë në qytetin e Pragës, me sharmin e saj.
Një tjetër destinacion jashtë kufijve të Italisë është ai i përzgjedhur për Shigjetarin, i cili duhet ta mendojë Ballkanin si udhëtimin e parë të vitit 2023 dhe të vizitojë vende spektakolare dhe më pak të njohura, ndërsa të zhvendoset në Francë për të ndjekur Bricjapin, destinacioni ideal, toka e shkëmbinjve dhe mureve të mrekullueshme mesjetare. Dy destinacione italiane u dedikohen dy shenjave të fundit të horoskopit: Tiroli i Jugut për Ujorin, me peizazhet e tij malore dhe Sardenja për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve, e cila në vend të kësaj ofron resorte të mrekullueshme bregdetare.