Horoskopi, 24 shkurt 2022! Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, 24 shkurt 2022! Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Shenjat e horoskopit

Dashi: Falë ndikimit të Hënës, sot do të keni ide të qarta në kokë. Edhe në punë do të përfitoni sepse do të dyfishohet edhe kreativiteti juaj në zgjidhjen e problemeve.

Demi: Nëse ka pasur ndonjë krizë në çift, në këto ditë do të keni kohë për t’u rikuperuar. Në punë rruga është plot me mundësi, por mos u nxitoni për të marrë një vendim.

Binjakët: Edhe sot do ta keni Hënën në kundërshtim pasi dita mund t’ju lodhë shumë. Në punë do të jeni shumë më mirë se ditët e tjera.

Gaforrja: Kjo është një ditë e mirë, me ndjesi dhe emocione të reja, shfrytëzojeni sa më shumë. Pavarësisht ndjenjës së mirë, bëni kujdes të mos rrezikoni një kërkesë në punë.

Luani: Nga sot dhe nesër do të keni një Hënë të favorshme dhe do të jeni në gjendje të rikuperoni disa cështje që i keni lënë pas. Në punë do jetë një ditë më pak e turbullt se ditët e kaluara.

Virgjëresha:  Hëna nuk është aspak e favorshme në këtë periudhë, ndaj kushtojini vëmendje tensioneve në çift. Ata që kanë qenë të fokusuar në punë, do të shohin ngadalë që do të rrethoheni sërish nga gjërat e mira.

Peshorja: Nëse keni pasur debate në cift, situata do të përmirësoni por përpiquni të mbani larg historitë e vjetra. Në punë, përfitoni nga kjo kohë për të bërë gjëra të reja ose për të eksperimentuar me qasje të tjera.

Akrepi: Fundi i këtij muaji duket emocionues për ju, sidomos nëse po prisni një takim të ri. Ata që merren me punë krijuese, mund të kenë dicka shtesë.

Shigjetari: Kjo është një situatë e favorshme për juve sepse Hëna është në shenjën tuaj. Edhe në punë bëhuni gati që të vijnë lajme të mira.

Bricjapi: Sot tregohuni të qartë me partnerin, është koha e duhur për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve. Edhe një detyrë pune e lindur së fundmi mund të jetë e duhura për ju.

Ujori: Sot është dita për të folur për ndjenjat, por bëni kujdes nga persona që i përkasin shenjës së Akrepit dhe Demit.

Peshqit: Ndikimi i Hënës mund të krijojë shqetësime të ndryshme në orët e ardhshme. Mundohuni të shmangni konfliktet në punë, shtyni zgjedhjet tuaja për më vonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi