DASHI 21. mars - 20. prill
Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te jeni me liberale dhe nga ana tjetër t'ua vini me shume veshin këshillave te partnerit. Vetëm kështu marrëdhënia ne çift do ece si duhet. Beqaret do kenë shume komplekse dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do ketë disa përmirësime te vogla, por qe do ju bëjnë te ndiheni shume me mire nga pak dite me pare.
DEMI 21. prill - 21. maj
Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm për çdo gjë qe do thoni e qe do bëni prandaj mes jush dhe partnerit nuk do linde asnjë mosmarrëveshje. Beqaret do jene te interesuar për flirte dhe aventura kalimtare, te cilat për te thënë te vërtetën do jene me shumice. Financat duhet t'i keni me tepër ne vëmendje dhe gjendja ka për t'u përmirësuar shpejt.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Për gjithë ata qe janë ne një lidhje, kjo e sotmja ka për te qene shume e bukur dhe me diell. Do argëtohen pafund pranë njeri-tjetrin dhe debatet do mungojnë tërësisht. Beqaret do afrohen goxha pas disa miqve dhe do fillojnë te kenë ndjesi te veçanta për ta. Financat do jene shume me te kënaqshme, megjithatë mire është qe përveç shpenzimeve te domosdoshme te mos e teproni.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Dite e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni shpesh kontradikta me partnerin, por pas pak minutash do pendoheni për ato qe keni thënë dhe do kërkoni falje me mënyrë te veçanta. Beqaret nuk duhet kurrsesi te mbyllin sytë dhe te hedhin hapa sepse mund te lëndohen. Për menaxhimin e financave me mire këshillohuni me specialistet dhe do dilni te fituar.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Ka shume mundësi te mos i qëndroni besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle probleme te mëdha. Nga një gabim i pamenduar mund te shkatërroni gjithçka te bukur qe e keni ndërtuar me mundim. Beqaret do kenë disa takime, por do ju duhet kohe qe te vendosin e te bëjnë zgjedhje. Ne planin financiar nuk ka për te pasur vështirësi te mëdha kështu qe pjesën me te madhe te kohës do ndiheni te qete.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Nëse keni ndonjë dyshim për partnerin tuaj mundohuni te flisni sa me hapur me te qe te sqaroni gjithçka. Nëse mundoheni ta kontrolloni fshehurazi keni për te pasur vërtet probleme. Beqaret ka mundësi t'i rikthehen një dashurie te shkuar, por kësaj here do përjetojnë emocione shume te forta. Financat do i mbani gjate gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do ju dalin te papritura.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Sot do jeni shume me optimiste ju te dashuruarit dhe do bëni gjithçka qe te kaloni çaste te lumtura me atë qe keni ne krah. Buzëqeshja dhe emocionet do mbizotërojnë ne çdo moment. Për beqaret nuk do ketë ndryshime te mëdha edhe sikur te bëjnë përpjekje te mëdha. Me shpenzimet do jeni shume te logjikshëm kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire dhe aspak problematike.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Do keni me shume besim se kurrë tek partneri juaj sot kështu qe do ndiheni me gati se kurrë për te hedhur hapa te mëtejshme me te. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare mjafton qe te mos ndihen për asnjë moment te vetmuar. Me financat çdo gjë ka për te ecur me se miri. Ne çdo moment do dini t'i bëni me kujdes llogarite dhe nuk do hasni te papritura te pakëndshme.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Ju te dashuruarit do jeni me shume fat gjate kësaj dite. Planetët do i keni gjithë ditës ne krah dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret nuk do arrijnë dot ta gjejnë princit e tyre te kaltër dhe do mbeten ende vetëm. Ne fakt miqtë dhe familjaret nuk do i lënë te mërziten për asnjë moment. Sektori i financave do vazhdoje te mbetet i qëndrueshëm dhe për asnjë çast nuk do keni vështirësi.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Ju te dashuruarit do i shtoni dozat e fantazisë gjate kësaj dite dhe do e bëni marrëdhënien me partnerin te jashtëzakonshme. Çdo çast ka për te qene fantastik. Beqaret nuk duhet te jene moraliste dhe kritike gjithë kohës sepse nuk do mund te gjejnë dot asnjë person te përshtatshëm. Nuk ka njeri pa te meta. Sektori i financave nuk do jete i mire dhe shpesh do gjendeni ne vështirësi.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Jeta juaj ne çift do jete shume e qete sot dhe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Partneri do mundohet t'ua plotësojë te gjitha dëshirat një e nga një. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm dhe nuk duhet t'i besojnë te gjithëve. Sektori i financave nuk do jete aspak i privilegjuar. Do ju duhet te bëni kursime pafund ne mënyrë qe t'ia dilni mbanë.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot dhe jeta ne çift ka për te qene shume e këndshme. Te dyja palët do dashuroheni pa dorashka dhe do mendoni për surpriza. Beqaret do kenë gjithashtu një dite harmonike dhe te mbushur me njohje te reja. Ata duhet ta shfrytëzojnë ne maksimum çdo sekonde. Sektori i financave do ketë here pas here tronditje dhe turbullira, prandaj bëni sa me shume kujdes.