Horoskopi/ Dashuria, puna dhe financat, njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi/ Dashuria, puna dhe financat, njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Shenjat e horoskopit

Dashi
Jepini rëndësi të madhe një historie dashurie që mund të lindin në këtë periudhë. Ndërkohë, prisni deri të dielën në mënyrë që të merrni informacionet e nevojshme për të bërë lëvizje në punë.

Demi
Prisni deri në fundjavë sepse ndikimi i Hënës do t’ju sjellë lajme të mira në dashuri. Për punën, kjo është një periudhë e mirë sepse ju lindin ide të reja, falë të cilave mund të fitoni disa sfida.

Binjakët
Në dashuri, bëni kujdes me fjalët gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Ndërsa në punë sugjerohet që të jeni të kujdesshëm, sidomos në marrëdhëniet me shefat dhe kolegët.

Gaforrja
Falë ndikimit të Hënës, të gjithë çiftet që kanë qenë në tension dhe kanë pasur përplasje, mund të zgjidhin keqkuptimet mes tyre. Ndërsa në punë, kjo është një periudhë shumë e mirë për të kërkuar ndryshime që mund të jenë të rëndësishme në javët në vijim.

Luani
Kjo e premte do të jetë tepër pozitive për të shijuar disa momente me partnerin/partneren tuaj. Ndërsa në punë, është e nevojshme që të keni më shumë guxim për të realizuar projektet tuaja.

Virgjeresha
Mund të ndiheni të lodhur nga disa situata në romancën tuaj. Ndërsa në punë, mund të duhet të kryeni disa aktivitete vetë, gjë që nuk ju pëlqen aspak.

Peshorja
Gjatë këtij muaji, do të keni dyshime të forta për marrëdhënien tuaj me partnerin/partneren, por bëni kujdes me vendimet që merrni. Në punë, këmbëngulni dhe vazhdoni, sfidën mund ta fitojnë vetëm idetë më origjinale!

Akrepi
Më në fund jeni të lirë pasi Hëna nuk ka më ndikim negativ dhe do të keni një fundjavë të qetë për të shijuar dashurinë. Marsi është ende në shenjën tuaj, ju duhet të përfitoni prej tij për t’i vënë vulën projekteve tuaja.

Shigjetari
Një fjalë më shumë mund të krijojë probleme të mëdha në romancën tuaj sot, ndaj bëni mirë të mos e teproni. Në punë, nëse prisni një marrëveshje, do të mbërrijë, por jo sot. Ata që kanë përfunduar një praktikë të gjatë mund të llogarisin që viti 2022 të vijë me ndryshime.

Bricjapi
Falë ndikimit të Hënës do të keni një ditë interesante sa i përket dashurisë. Ndërsa bëhuni gati për disa probleme që duhet ti zgjidhni deri të dielën. Në punë kjo periudhë kërkon shumë energji nga ju.

Ujori
Deri në fundjavë mund të zgjidhni një shqetësim në romancën tuaj. Në punë ka shumë shqetësime për financat, ndaj duhet të shmangni shpenzimet e panevojshme.

Peshqit
Hëna është në hapësirën tuaj ndaj 48 orët e ardhshme do të keni sukses në çdo gjë, veçanërisht në dashuri. Deri në pranverën e vitit 2022, do të punoni fort që të arrini një shkallë më lartë në karrierë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)

Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)