Dashi
Tregohuni të kujdesshëm ndaj xhelozisë, pasi mund të jetë një thikë me dy presa. Ju pret një fundjavë e cila do ju vendosë në provë, veçanërisht nëse keni përjetuar ndonjë siklet. Do të ndjeni nevojën për të rikuperuar. Gjatë periudhës në vijim, mund të siguroni një vend të ri pune.
Demi
Ju pret një ditë me përmirësime të ndjeshme, veç duhet të mundoheni që të harroni gjithçka ju ka shqetësuar nga e kaluara. Nga ana tjetër do të përballeni me ndonjë shqetësim të natyrës ekonomike. Nëse keni për të shpenzuar disa para, bëni mirë që të këshilloheni dhe të tregoheni më të kujdesshëm. Po ashtu do të ndjeni nevojën për të parë drejt së ardhmes me më shumë qetësi.
Binjakët
Gjatë kësaj fundjave mundohuni që të bëni sa më pak që të jetë e mundur, edhe pse nuk e keni zakon që të rrini pa bërë gjë. Nëse mundeni, reduktoni sa më shumë aktivitetet që keni për të bërë. Po ashtu do të ndiheni shumë të lodhur dhe nëse nuk pushoni mjaftueshëm, do të keni probleme në raportin në çift. Parashikohen orë të mbushura me debate dhe tensione.
Gaforrja
Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me dyshime! Shenja juaj do të jetë e udhëhequr nga Hëna dhe mund të ndryshoni mendim disa herë gjatë ditës. Dikush të cilin e konsideronit pikë referimi, mund të mos jetë më. Në punë do të ndiheni të lodhur, veçanërisht nëse jeni përballur me ndryshime së fundmi.
Luani
Kjo fundjavë do ju gjejë të karikuar me energji. Mund të merrni një sërë kënaqësish, sidomos nga pikëpamja profesionale. Bëni kujdes ndaj pikëpamjes ekonomike, duke qenë se së fundmi jeni përballur me një sërë shpenzimesh.
Virgjëresha
Vijon periudha e tranzicionit, mirëpo kjo fundjavë do të sjellë ide dhe propozime të reja. Në dashuri mund të përballeni me të reja të rëndësishme.
Peshorja
Në dashuri duhet të tregoheni të kujdesshëm! Dikush prej jush është përballur me një krizë, ndaj është koha për reflektim. Ky është momenti i duhur për sqarim, pa diskutim, nëse do ju jepet mundësia.
Akrepi
Kjo fundjavë është shumë e rëndësishme. Do ju duhet që të zgjidhni ndonjë problem fizik, ose të pajtoheni me dikë. Ekziston mundësia që të jeni disi më të lirë në ditët në vijim.
Shigjetari
Jeni duke përjetuar momente me ngarkesë të madhe stresi dhe nervozizmi. Ndoshta kjo do të thotë edhe se është e nevojshme që të thoni të vërtetën, duke lënë mënjaë krenarinë. Keni ndërmend që të çliroheni nga disa probleme. Në momentin që ndiheni vetëm, jeni keq, por kur dikush mundohet që të zërë hapësirën tuaj, bëheni edhe më keq. Është e domosdoshme që të gjeni një rrugë të mesme.
Bricjapi
Mund të jeni të dyjëzuar, por kjo nuk do të thotë se duhet të mendoheni gjatë. Mundohuni që të jeni sa më të lirshëm. Gjatë kësaj dite mundohuni që të kujdeseni më shumë për një histori dashurie, e cila kërkon më shumë vëmendje. Në sferën profesionale do të ndiheni shumë të lodhur dhe do të ndjeni dëshirën për tu larguar nga diçka e cila tashmë nuk funksionon më
Ujori
Kjo ditë do të jetë e lirshme, veçanërisht nëse keni kaluar një krizë të rëndë. Rrezikoni që të keni marrë rrugën e gabuar ndoshta për shkak të egoizmit të tepërt, shkruan noa.al. Po mundoheni që të rigjeni veten dhe kjo gjë nuk është e lehtë. Megjithatë priten emocione pozitive.
Peshqit
Keni kaluar një periudhë shumë të ngarkuar, kjo sidomos në sferën profesionale. Dikujt i është dashur që të presë një ndihmë ekonomike, dhe kjo gjë ka shkaktuar momente tensioni. Në dashuri do të përballeni me dyshime. Një njeri i shenjës së Luanit ose Bricjapit, i cili dukej në anën tuaj, nuk do të jetë më dhe kjo gjë do të shkaktojë diskutime aspak të këndshme.