Horoskopi ditor e hënë - 8 prill 2019

Horoskopi ditor e hënë - 8 prill 2019

DASHI 21. mars - 20. prill

Dite e mbushur me çaste te lumtura ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Shfrytëzojeni sa te mundeni dhe keni për te përjetuar ndjesi fantastike. Beqaret nuk do ndihen aspak gati për te ndryshuar statusin e tyre dhe me shume gjase do i refuzojnë ftesat. Buxhetin do e menaxhoni ne çdo moment me përkujdes dhe maturi prandaj nuk do keni tronditje.

DEMI 21. prill - 21. maj

Yjet do mendojnë për gjithçka gjate kësaj dite dhe çdo çast ka për te qene fantastik për ju te dashuruarit. Mundohuni ta shfrytëzoni çdo moment sa me shume qe te mundeni. Beqaret nuk do jene me fat dhe do vazhdojnë te mbeten ende te vetmuar. Shpenzimet kryejini me maturi dhe me llogari sepse vetëm ne këtë mënyrë gjendja do mbetet e qëndrueshme.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Kjo e sotmja do jete një nga ato ditët e rralla kur ju do përjetoni çaste te zjarrta dhe pasionante me partnerin. Shpesh do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do kenë pak mundësi për ta gjetur shpirtin e tyre binjak, por gjithsesi le te tentojnë njëherë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj bëni kujdes me te gjitha shpenzimet qe do kryeni.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund t'iu largoje nga njeri-tjetrit. Po vazhduat kështu edhe për një kohe te gjate keni për t'u ndare. Beqaret do realizojnë një takim te papritur, por qe ka gjase te shndërrohet ne një lidhje afatgjate. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe, por kryeni çdo shpenzim me llogari.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Do jeni sensuale dhe shprehës sot ju te dashuruarit. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme dhe nuk do doni asnjë çast te qëndroni larg partnerit. Beqaret ka rrezik te bëjnë edhe çmenduri vetëm qe ta gjejnë personin e duhur. Jo te gjithë do jene me fat. Ne planin financiar nuk duhet te bëni kurrsesi çmenduri sepse mund te lindin probleme me vone.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Plutoni do ju përkëdhelë tej mase sot ju te dashuruarve. Do i shprehni me më tepër pasion ndjenjat dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret nuk do jene gati për te bere ndryshime te statusit, por do pranojnë te dalin e te njihen me disa persona. Nesër nuk i duhet çfarë mund te ndodhe. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe do ndiheni keq.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Perspektivat janë shume te mira sot për jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia mes jush do jete e qete dhe pa problemin me te vogël. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te nisin menjëherë lidhje pasionante. Jetëgjatësia e saj nuk mund te parashikohet ende. Financat do jene me te mira dhe mund te kryeni pa frike disa shpenzime me tepër se zakonisht.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Here pas here do ndiheni keq dhe do mbylleni ne vetvete. Partneri do doje shume ta ndryshoje situatën, por nuk do mundet dot. Beqaret do jene me te favorizuar. Jeta e tyre do marre tërësisht një drejtim tjetër. Edhe ne planin financiar perspektivat duket te jene goxha te mira. Mund te kryeni edhe investime.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Dilni, argëtohuni dhe bëni çdo gjë qe do mendoni te arsyeshme ju te dashuruarit. Jeta është e shkurtër dhe çdo çast duhet shfrytëzuar ne maksimum. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje do i refuzojnë edhe disa ftesa qe do ju bëhen. Buxhetin do ta menaxhoni me shume përkujdes dhe gjendja ka për t'u përmirësuar ndjeshëm.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Dite e gëzueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni gjate gjithë kohës dhe do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret duhet te bëhen gati për eksperienca te reja te cilat do i emocionojnë me tepër se asnjëherë me pare. Yjet do ju ndihmojnë t'i stabilizoni financat. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër për gjerat e domosdoshme.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Do e forconi edhe me tepër lidhjen me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni vërtet si neper ëndrra. Ai do ju surprizoje ne momentet qe me pak e prisni. Beqaret do jene shume përzgjedhës dhe asnjë nga personat qe do iu afrohen, nuk do ju duken ne lartësinë e duhur. Buxheti do filloje dalëngadalë te ekuilibrohet. Me ne fund do merrni fryme lirisht.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Do jeni shume sensuale sot ju te dashuruarit dhe do e bëni partnerin te ridashurohet pas jush. Ne orët e pasdites dhe ne mbrëmje mund te kaloni edhe momente te këndshme. Beqaret do realizojnë plot takime, por jo te gjithë do pëlqejnë me te vërtetë dike. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe matuni disa here para se te kryeni shpenzime.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja