Horoskopi ditor për ditën e martë, 30 qershor 2020

Horoskopi ditor për ditën e martë, 30 qershor 2020

DASHI

Ambienti yjor do iu sjelle shume te papritura. Jeta sentimentale do jete për te gjithë e paqëndrueshme, e pasigurte dhe konfuze. Nuk do merrni atë qe doni. Megjithatë nëse nuk merrni vendime te nxituara situata edhe mund te përmirësohet pak nga pasditja. Fati do jete ne anën tuaj për sa iu përket financave. Do mund te filloni edhe një operacion financiar te rëndësishëm.

DEMI

Do e gënjeni edhe veten sot dhe do i mbyllni sytë para problemeve qe do iu dalin ne çift. Nëse vazhdoni me këtë sjellje, situata edhe mund te përkeqësohet. Flisni me partnerin! Beqaret do jene xhelatë te vërtetë zemrash. Përfitoni sa me shume dhe mos keni turp. Financat do hyjnë ne një periudhe te privilegjuar. Jupiteri do jete planeti qe do iu ndihmoje ta përmirësoni gjendjen.

BINJAKET

Hëna do iu beje te keni një marrëdhënie te ngrohte dhe te bukur me partnerin. Do kaloni edhe momente mjaft te lumtura me njeri-tjetrin! Beqaret do jene sharmante dhe joshës. Mundësitë për te gjetur shpirtin binjak do jene te shumta! Fale mbështetjes qe do iu japë Plutoni ne sektorin e financave asgjë e keqe nuk do ndodhe, madje do ketë edhe përmirësime te ndjeshme.

GAFORRJA

Nëse jeni ne kërkim te harmonisë ne çift, nuk do jete dite e mire. Urani nuk do beje asgjë qe jeta juaj te jete e qete. Do ketë goxha tension. Beqaret do jene shume te kërkuar dhe do e zgjeroni rrethin shoqëror. Shikoni me kujdes sepse mund ta gjeni atje personin qe po kërkoni! Ka mundësi qe fati t’iu buzëqeshë ne planin financiar. Mos harroni qe duhet te dini ta mbani atë.

LUANI

Do shijoni momente te paharrueshme ne praninë e partnerit tuaj sot. ai do iu këshillojë do iu mbështesë dhe do iu japë ngrohtësinë e kërkuar. Beqaret do jene shume kërkues por me mbështetjen e Uranit dhe Neptunit do mund te gjeni një person interesant. Nuk është momenti i duhur te luani me financat. Do iu dalin papritur disa shpenzime qe duhen bere me patjetër kështu qe kujdes.

VIRGJERESHA

Jupiteri do beje qe te keni një jete sa me te mire ne çift sot. Nëse ai qe keni ne krah ka një problem profesional ju do e ndihmoni ta zgjidhe. Për t’iu falënderuar ai do zgjedhe një mënyrë e cila do iu preke. Beqaret, fale Venusit do jene te privilegjuar për sa iu përket takimeve. Mirupafshim jete e qete dhe rrofshin emocionet e forta. Do keni ide te mira për ta përmirësuar buxhetin.

PESHORJA

Tendenca e yjeve tregon se sot, jeta ne çift do jete e ndriçuar. Nuk do e keni te vështirë te ruani një klime harmonike dhe euforike. Qielli do kujdeset për dashurinë e beqareve. Venusi do jete i favorshëm, ndërsa Plutoni do jene bashkëpunuesi juaj. Do ketë takime, përfitoni. Financat do jene te mbrojtura. Nuk do keni vështirësi te mëdha. Disa, Saturni do i ndihmoje te blejnë atë qe kane menduar.

AKREPI

Tre planetë do ndikojnë ne jetën ne çift. Jupiteri do sjelle një krize romantizmi fale iluzioneve tuaja, Saturni do iu vere përballë një zgjedhjeje, ndërsa Hëna do iu beje te ndërmerrni shume rreziqe. Tregohuni te kujdesshëm sot. Edhe beqaret duhet te mendohen mire para se te veprojnë. Për te hequr ankthin do shpenzoni shume dhe financat do te dobësohen.

SHIGJETARI

Saturni, planet me te cilin është vështirë te jetosh, do vazhdoje te influencoje jetën ne çift. Nga ana tjetër Plutoni do iu frymëzojë te vendosni çdo gjë ne rregull. Situata do jete me e mire se një dite me pare. Beqaret do jene gati për te krijuar një lidhje, por duhet te bëjnë kujdes mos fiksohen pas dikujt qe nuk është i lire. Transaksionet financiare nuk këshillohen. Beni edhe pak durim.

BRICJAPI

Lidhja me partnerin do te forcohet sot dhe do kujdeseni me tepër për te. Nuk do ua vini shume veshin atyre qe duan t’iu prishin pune. Beqaret nga ana tjetër do i marrin gjerat me seriozisht, por nuk duhet te nxitohen për asgjë. do argëtoheni dhe do flirtoni! Sektori i financave do jete mjaft i privilegjuar. Mund t’iu vije një shume te ardhurash nga familja dhe do realizoni disa dëshira.

UJORI

Asnjë planet nuk do te pështjellojë jetën tuaj ne çift dhe Hëna do iu japë mbështetjen e saj te pakushtëzuar. Nëse marrëdhënia ka qene pak e tensionuar çdo gjë do te qetësohet. Nëse jeni beqare do jene mjaft te përkëdhelur dhe do keni suksesin qe prisnit. Mos e lini për nesër rregullimin e problemeve financiare. Përfitoni sot nga mbështetja qe do iu japë Saturni.

PESHQIT

Ambienti ne lidhjen tuaj nuk do jete e mrekullueshme. Kush e ka fajin? Urani do iu beje ta ndryshoni here pas here humorin dhe sado i duruar te jete partneri do lindin debate. Merkuri do influencoje takimet për beqaret. Do keni shume fat, te cilin duhet ta shfrytëzoni. I njëjti planet do iu ndihmoje edhe me financat. Përfitoni sa me shume nga situata qe do krijohet por mos shpenzoni me sy mbyllur.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)