Horoskopi ditor /Si orientohet sot 'shigjeta e dashurisë'! Surprizat që mund të merrni

Horoskopi ditor /Si orientohet sot 'shigjeta e dashurisë'! Surprizat që mund të merrni

DASHI 21. mars - 20. prill

Rutina do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift. Ne disa momente mund te ndieni një mërzitje te madhe ju te dashuruarit dhe mund te mendoni te qëndroni pak kohe vetëm. Beqaret do kenë një dite shume harmonike dhe te mbushur me takime. Ne planin financiar do përballeni me sfida te vështira dhe nuk do ndiheni mire për asnjë moment.

DEMI 21. prill - 21. maj

Marrëdhënia ne çift ka për te qene e mire gjate kësaj dite. Secili partner do toleroje dhe do respektoje mendimet e tjetrit. Edhe për beqaret ka për te qene një dite mjaft interesante dhe e mbushur me takime te veçanta. Mire është qe ata ta shfrytëzojnë sa me shume. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime. Do dini si t'i kryeni edhe shpenzimet qe gjendja te mbetet e kënaqshme.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Meshkujt qe kane gra xheloze kane për te kaluar një dite vërtet te vështirë sot. Nuk do ndihen për asnjë moment te qete dhe do brengosen pafund. Beqaret edhe sikur te marrin propozime te jashtëzakonshme nuk duhet te nxitohen për asnjë moment. Gjendja financiare do jete e mire. Shfrytëzojeni rastin për te bere investime dhe për te shlyer edhe borxhet e hershme.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Marsi, planeti i dëshirave, do ketë ndikimin me te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do ju ndihmoje ta përmirësoni marrëdhënien ne çift dhe do ndiheni me mire se me pare. Beqaret nuk duhet kurrsesi te dalin me cilindo qe do i ftoje sepse mund te lëndohen. Financat do ua mbroje Dielli kështu qe mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri me shume.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Dite e këndshme dhe pa asnjë problem do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënien tuaj me partnerin do e kenë zili te gjithë. Urani do jete planeti qe do i ndihmoje beqaret ta gjejnë me shpejt gjysmën e tyre. Sot gjithçka ka për te ndryshuar për ta. Ne planin financiar do keni fat, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te doni duke i mbajtur sytë mbyllur.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Ka rrezik qe sot te përballeni me probleme shume te mëdha ju te dashuruarit. Do dalin ne drite disa gënjeshtra qe i keni thënë partnerit dhe ato do e nxehin tej mase atmosferën. Beqaret gjithashtu duhet te bëjnë kujdes sot. Me mire te presin edhe pak kohe për te gjetur princin e kaltër sepse sot nuk do jete dita me fat. Buxheti do vazhdoje te mbetet delikat.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Për çiftet kjo do jete një nga ditët me te bukura te vitit. Do kaloni vetëm momente te lumtura dhe nuk do mërziteni për asnjë çast. Edhe për beqaret do ketë ndryshime te statusit. Do ndodhin disa takime fantastike qe ne orët e para te mëngjesit dhe gjithçka do ece për mrekulli. Financat do jene mjaft te ekuilibruara dhe do mund te kryeni edhe disa shpenzime me tepër.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Pasioni do ndizet fuqishëm sot ne jetën tuaj ne çift dhe emocionet do shumëfishohen. Ne çdo moment keni për t'i pare gjerat ndryshe. Beqaret nuk do arrijnë dot te fiksohen pas një personi sepse do ju pëlqejnë disa njëherësh. Po vazhduan kështu kane për te humbur mundësi te shkëlqyera. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe do mund te kryeni edhe disa transaksione interesante.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Reflektoni me kujdes sot ju te dashuruarit para se te hidhni hapa te rëndësishme pasi prej tyre do varet tërësisht e ardhmja. Beqaret nuk do ndihen mire ashtu si janë dhe mund te bëjnë gjera te gabuara vetëm qe te mos mbeten me vetëm. Kujdes sepse pasojat do i ndjeni me vone. Financat, për fat te mire, nuk do jene aspak te këqija. Do jeni ne gjendje te kryeni shpenzimet e nevojshme.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Dite shume e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Here pas here mund te vini edhe ne dyshim vazhdimësinë ne çift. Beqaret nuk do duan ta sakrifikojnë lirinë e tyre, por kur te takojnë një person fantastik do ndryshojnë mendim. Me pak mundim do e stabilizoni ndjeshëm buxhetin dhe do mendoni te bëni edhe ndonjë investim te vogël.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Sot do filloje një faze qetësie ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni shume here e mire. Përfitoni edhe për te folur për disa tema delikate. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe duan dhe nuk do e vrasin mendjen për te tjerat. Buxheti do jete i qëndrueshëm dhe aspak problematik. Po vazhduat t'i menaxhoni te ardhurat siç po bëni sot, keni për t'u pasuruar.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Dite fantastike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire me partnerin dhe gati te bëni çdo lloj çmendurie me te. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe pa te ardhme. Do jete ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Me shpenzimet mos u tregoni te paduruar dhe te pakujdesshëm pasi po filluan problemet do gjendeni ne situata te vështira.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja