Horoskopi e marte, ditë jo shumë e këndshme për dashin dhe demin

Horoskopi e marte, ditë jo shumë e këndshme për dashin dhe demin

DASHI21. mars - 20. prill

Mos u mundoni te impononi mendimet tuaja tek ai qe keni ne krah gjate kësaj dite sepse do ju dalin probleme serioze me pas. Shfrytëzojeni sa te mundeni kohen kur te jeni pranë njeri-tjetrit për t'u dashuruar si me pare. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme dhe mund te bëjnë gabime te pafalshme. Financat do mbrohen nga Jupiteri. Ai do ju beje te logjikshëm ne çdo moment.

DEMI21. prill - 21. maj

Do ëndërroni me shume sesa duhet sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik qe realiteti do ju duket me i trishte. Rikthehuni me këmbë ne toke para se te lëndoheni. Beqaret do jene tej mase sensuale. Mundësitë qe do iu jepen sot nuk duhet t'i humbasin për asnjë lloj arsyeje. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm nëse nuk doni te keni probleme me vone.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Ne përgjithësi ju e vlerësoni partnerin tuaj dhe ja njihni meritat, por sot vetëm do e kritikoni atë dhe do jeni te pakënaqur. Nëse keni pengje duhet te flisni hapur me te e jo te shmangni diskutimet. Beqaret nuk duhet te presin gjera te jashtëzakonshme sot. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla, por asgjë për t'u alarmuar.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Falë mbështetjes së Merkuri të pozicionuar mirën ne qiellin e dashurisë, sot gjerat mes jush dhe partnerit kane për te ecur për mrekulli. Do analizoni me kujdes gjithçka dhe nuk keni për te pasur trazira te mëdha. Beqaret do jene gjithashtu optimiste dhe te gatshëm për te bere atë qe do ndiejnë. Ne planin financiar keni për te pasur me shume fat se me pare. Do ndiheni gjithë kohës te qete.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Do keni rivalitet te forte gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe here pas here do ndiheni keq. Reflektoni me kujdes dhe me pas merrni vendime. Beqaret mire është te tregohen te matur sepse ne te kundërt do përballen me probleme me vone. Ne planin financiar Plutoni do ua ndërlikojë pak gjerat. Bëhuni me te duruar dhe keni për ta pare sa mire do ju ecin gjerat.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Edhe pse do jeni ne një lidhje, shija e frutit te ndaluar do ju pëlqejnë me shume gjate kësaj dite. Do tundoheni lehtësisht dhe mund te hidhni hapa për te cilat një dite do pendoheni. Beqaret do kenë një dite te ndërlikuar dhe nuk do preferojnë te marrin vendime. Ne planin financiar duhet te tregoheni me vigjilente se me pare. Mos u tundoni te bëni blerje te mëdha qe mund t’iu sjellin probleme.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Saturni do ketë ndikimin me te madh tek jeta juaj gjate kësaj dite. Ai do ju beje me te logjikshëm dhe me te gatshëm për te bashkëpunuar me atë qe keni ne krah. Pak nga pak do gjeni zgjidhje për problemet. Beqaret do ndihen mire me personat qe do takojnë, por do preferojnë te presin pak kohe para se te hedhin hapa. Shpenzimet mire është t’i kryeni me sa me shume kujdes.


AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Gjate kësaj dite ka mundësi qe disa nga ëndrrat t’iu bëhen realitet. Do merrni fryme me lirisht dhe nuk do e mbani kokën pas. Momente te këndshme priten te vijnë ore pas ore. Beqaret do jene sharmante dhe sensuale kështu qe do arrijnë te bëjnë për vete këdo. Sektori i financave nuk do ketë përmirësime te jashtëzakonshme kështu qe mundohuni te jeni te kujdesshëm me çdo hap.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Nuk do jeni te arsyeshëm gjate kësaj dite dhe do bëni gabime te vazhdueshme me partnerin. Marrëdhënia mes jush do lere shume për te dëshiruar. Beqaret do realizojnë plot takime, por ende nuk do jene plotësisht te bindur për hapat qe duhet te hedhin. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm dhe keni për te dale te fituar. Po nuk menduat për nesër nuk keni gjë ne vije.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Dite shume e këndshme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. do rrethoheni gjate gjithë kohës nga dashuria dhe nga emocionet. Beqaret ka rrezik te jene impulsive dhe do hedhin disa hapa te gabuara. Ne planin financiar gjendja do përmirësohet tej mase. Te gjitha përpjekjet qe keni bere se fundmi do japin frytet e veta.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Dite e mbushur me pasion do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast. Edhe beqaret do jene te privilegjuar ne dashuri dhe do e gjeni personin me te përshtatshëm. financat duhet t'i menaxhoni me më shume maturi dhe përkujdes nëse nuk doni te keni tronditje.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Sot do filloni disa projekte te përbashkëta me partnerin tuaj te cilat do ju afrojnë edhe me shume me njeri-tjetrin dhe do ju bëjnë te njihni disa ane te tjera te tij. Beqaret do kenë një dite gjithashtu interesante dhe te mbushur me njohje te reja. Ne planin financiar Plutoni do ju ndihmoje gjate gjithë kohës dhe gjendja ka për te qene e kënaqshme.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës