Dashi
21 Mars - 19 Prill
Kjo e Mërkurë do të jetë një ditë pozitive për ju, ku do të njihni njerëz të rinj dhe po ashtu mund të lindë një dashuri e re. Prandaj, mundohuni që t'iu jepni zgjidhje problemeve të kaluara. Në aspektin e punës duhet ti jepni rëndësi raportit me të tjerët.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Kjo e Mërkurë do të jetë një ditë tensioni për ju, veçanarisht nëse jeni të lidhur me dikë i/e cili/a është edhe në një lidhje tjetër. Edhe në aspektin ekonomik dhe të punës duhet të jeni të kujdesshëm.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Kjo e Mërkurë mund të jetë një ditë e rëndësishme për ju. Pasi që ndikimi i Hënës ju këshillon të flisni atë që e mendoni, ky është momenti i duhur për ju që duhet të merrni vendime të rëndësishme të jetës tuaj.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Këtë të Mërkurë mundohuni të jeni të sinqertë ndaj njëri tjetrit dhe të mos sforconi ndjenjat e juaja. Edhe në aspektin e punës mund të përballeni me situata të papritura, mirëpo mund të bëni zgjidhje shumë lehtë.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Kjo e Mërkurë do të jetë një ditë plot energji për shkak të ndikimit të Hënës, prandaj planifikoni mirë të ardhmen tuaj. Edhe në aspektin e punës ju duhet përkushtim dhe t'i zgjidhni problemet e paraqitura me qetësi.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Këtë të Mërkurë bëni kujdes në dashuri dhe mundohuni të mos lidhni problemet e punës në raportin tuaj në çift sepse nuk është momenti i duhur. Edhe në punë merrni gjërat me qetësi dhe mos debatoni për shkaqe të pakuptimta.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Kjo e Mërkurë do të jetë një ditë mjaft tensionuese për ju në të cilën do të jeni mjaft nervoz. Prandaj mundohuni të jeni të kujdesshëm në problemet në çift dhe po ashtu ato të punës sepse jo të gjithë janë në anën tuaj.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Këtë të Mërkurë mund të ndiheni nervoz prandaj bëni mirë nëse i shtyeni çështjet e dashurisë dhe takimet e reja për më vonë. Edhe në punë jeni të kujdesshëm dhe mundohuni të mos humbni përqëndrimin.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Këtë të Mërkurë jepni vëmendje vetes tuaj sepse kjo është një ditë pozitive për ju dhe mos i shtyeni çështjet e dashurisë për më vonë. Edhe në aspektin e punës do të keni zhvillime të reja të cilat duhet t'i përballoni me më shumë energji.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Kjo e Mërkurë do ju kalojë me shumë angazhime në punë dhe dashurinë do e leni në rend të dytë. Prandaj bëni kujdes të mos shfaqni nervoz tek partneri. Edhe në aspektin e punës duhet të jeni më pozitiv.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Këtë të Mërkurë duhet të jeni të kujdesshëm si në dashuri ashtu edhe në punë. Prandaj, mundohuni të shmangni debatet dhe mos u tregoni impulsiv sepse më vonë do të pendoheni. Në aspektin e punës duhet të dini se çfarë dëshironi të bëni.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Kjo e Mërkurë do të jetë mjaft pozitive për të zgjidhur problemet në dashuri, gjithashtu mos hiqni dorë nga mundësia për njohje të reja. Në aspektin e punës nuk do të keni zhvillime të reja.