Horoskopi/ Financat mirë, por ja ku duhet të kini kujdes

Horoskopi/ Financat mirë, por ja ku duhet të kini kujdes

Dashi

Neptuni do ju ndihmoje pafundësisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do ua beje idetë me te qarta dhe do arrini te merrni vendime te rëndësishme. Beqaret do kenë shume fantazi, por ne fakt realiteti nuk do jete i njëjtë. Sa me shume te ëndërrojnë aq me shume do mërziten. Saturni do favorizoje ndjeshëm financat. Do jeni me te logjikshëm me shpenzimet dhe me menaxhimin dhe nuk do keni probleme.

Demi

Nëse keni një lidhje sot me ne fund do ndiheni plotësisht te lumtur ne krahët e partnerit. Ai nuk do reshte se ua shprehuri ndjenjat dhe do ju surprizojë here pas here. Beqaret gjithashtu do favorizohen, po nuk duhet te nxitohen për asgjë. Me mire t’i hedhin hapat një e nga një. Sektori i financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat qe do keni.

Binjaket

Do prisni shume nga kjo ditë ju te dashuruarit, por ne fakt gjerat nuk kane për t’iu ecur si duhet. Shpesh do futeni ne debate te kota me partnerin dhe do thoni fjale te gabuara. Beqaret do realizojnë një takim vendimtar qe do ua turbulloje tërësisht jetën. Shume gjerat do jene ndryshe për ta. Ne planin financiar do keni plot mundësi për ta përmirësuar situatën, por duhet t’i shfrytëzoni ato.

Gaforrja

Dite shume e bukur ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Do ndiheni mire ne çdo moment me partnerin dhe do ja shprehni atij pafund ndjenjat. Beqaret do marrin deklarata te forta dashurie dhe zemra do ju ngrihet peshe. Nëse do duan vete ata mund ta ndryshojnë statusin menjëherë. Ne planin financiar Merkuri do ju beje me inteligjente. Do dini mire si t’i mbroni te ardhurat qe do keni.

Luani

Sot me ne fund do arrini te afroheni me shume me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te do ece ne rrugën e duhur. Nuk do keni me pretendimet e dikurshme. Beqaret mire është te tregohen vigjilente sepse ne te kundërt mund te përballen me zhgënjime te mëdha. Ne planin financiar tregohuni gjithë kohës te vëmendshëm nëse nuk doni te përballeni me surpriza te këqija.

Virgjeresha

Pas një periudhe jo fort te favorshme, sot me ne fund do arrini te zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin dhe do ndiheni me te qete. Beqaret ka shume mundësi te afrohen edhe me shume me shpirtin e tyre binjak dhe jeta do ju marre një drejtim krejt ndryshe. Situata financiare nuk do jete shume e qëndrueshme kështu qe me mire shpenzoni me kursim.

Peshorja

Jeta juaj ne çift do ece si duhet sot dhe nuk do keni me debate apo acarim. Do jeni shume me te logjikshëm dhe madje do kërkoni falje për gabimet e bëra. Beqaret ka mundësi te fillojnë te ndiejnë për disa persona qe i kane njohur pak kohe me pare dhe qe i kane miq. Financat do jene goxha me te mira fale ndikimit te Merkurit. Do ju duhet thjesht te mos merrni vendime te nxituara.

Akrepi

Do keni besim te verbër tek partneri juaj sot dhe për fat te mire ai nuk do ju zhgënjejë. Çdo moment kur te jeni pranë njeri-tjetrit do jete si një përrallë. Beqaret do ndihmohen nga disa miq te rinj dhe do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Nëse me shpenzimet tregoheni te matur, gjendja e financave ka për te mbetur e mire. Ne te kundërt përgatituni për tronditje.

Shigjetari

Sot do reflektoni me kujdes ju te dashuruarit dhe do e kuptoni qe duhet te bëni me tepër për te mbajtur zgjuar zjarrin e pasionit. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do përmirësohet aq sa keni ëndërruar. Beqaret gjithashtu do i kenë te gjitha mundësitë për te realizuar takimet e ëndërruara. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi kështu qe mund te bëni edhe investime.

Bricjapi

Sot do kaloni plot momente te lumtura ju te dashuruarit sepse si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do mendoni për surpriza dhe do ja shprehni ndjenjat njeri-tjetrit. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe kane për te gjetur personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar duhet te tregoheni disi me te kujdesshëm se me pare pasi gjendja nuk do jete aq e mira sa do donit.

Ujori

Yjet nuk do e favorizojnë aspak jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite kështu qe duhet te jeni te kujdesshëm me çdo hap qe do hidhni ne mënyrë qe te mos keni probleme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak do e presin. Financat nuk do jene ne një gjendje te mira. Shpenzoni me kursim e maturi nëse nuk doni te mbeteni me duart bosh.

Peshqit

Dite mjaft premtuese do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni pafund momente te këndshme me partnerin dhe ne fytyrën tuaj nuk do venitet asnjë çast buzëqeshja. Beqaret nuk duhet te tentojnë te shkatërrojnë një lidhje tjetër vetëm për te pasur pranë dike qe pëlqejnë. Ne planin financiar Plutoni do ju nxite te jeni me te organizuar dhe me kursimtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon