Horoskopi i ditës, 11 janar 2022/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi i ditës, 11 janar 2022/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Shenjat e horoskopit

Dashi: Sot do të keni disa shqetësime që lidhen me historinë tuaj të dashurisë. Në punë keni përpara projekte të reja, prandaj jeni të sigurt për të ardhmen.

Demi: Sot është një ditë mjaft e rëndësishme për të bërë propozime që kanë rëndësi. Në punë keni shumë ide që ju qarkullojnë në kokë, por mendoni me kujdes për zgjedhjet tuaja.

Binjakët: Sot do të kaloni një ditë të bukur, pavarësisht vështirësive të shumta. Në punë, bëni zgjedhjet tuaja me qetësi dhe kujdes. Në datën 13 Hëna do të kalojë në shenjën tuaj dhe do t’ju sjellë lajme të mira.

Gaforrja: Në dashuri nuk është e thënë që ndjesia mungon, por shumë gjëra kanë ndryshuar prej disa kohësh. Nga ana tjetër, biznesi juaj është në një krizë ose ka nevojë për një ndryshim.

Luani: Nëse keni probleme në dashuri është më mirë t’i shtyni diskutimet. Në punë ju pret një situatë mjaft e vështirë.

Virgjëresha: Më në fund një ditë e mirë për ju! Sot do të bëni edhe zgjedhje të rëndësishme. Në punë, dërgojini një letër shefit ose përmirësoni marrëdhëniet me kolegët.

Peshorja: Bëni kujdes nëse keni një konflikt në historinë tuaj të dashurisë. Sigurisht që gjërat mund të përmirësohen por jo menjëherë. Në punë nuk jeni plotësisht të bindur për situatën.

Akrepi: Duhet të bëni kujdes me fjalët dhe veprimet sot, sidomos me partnerin pasi keni një periudhë shkëputjeje. Ka disa komplikime në punë, ndoshta ndikon fakti që Hëna nuk është pranë jush.

Shigjetari: Sot ka situata shumë të favorshme për të gjithë ata që më në fund duan të bien në dashuri ose t’i përkushtohen ndjenjave. Paratë nuk bien si shi nga qielli, ndaj bëni kujdes me shpenzimet.

Bricjapi: Situata e përgjithshme e këtyre ditëve ju fton të bëni diçka më shumë në dashuri,. Në punë do të habiteni nga mënyra se sa të thjeshta mund të bëhen situatat më të ndërlikuara.

Ujori: Duhet të bëni gjithçka për të përfituar nga kjo situatë astrologjie. Në dashuri njëfarë ndryshimi të shtyhet për pas datës 13. Në punë përpiquni t’i zgjidhni sa më shpejt problemet dhe vonesat tuaja.

Peshqit: Sot do t’ju duhet të bëni një përpjekje për të qenë pozitivë dhe të mos zhyteni në pesimizëm. Nuk ka asnjë lajm për mënyrën tuaj se si punoni, megjithatë do t’ju vijnë disa propozime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban