Horoskopi i së enjtes, ditë pozitive për virgjëreshën dhe demin

Horoskopi i së enjtes, ditë pozitive për virgjëreshën dhe demin

DASHI
Në qoftë se keni bërë një premtim, sot duhet ta mbani patjetër, edhe pse për ju nuk ka shumë rëndësi. Ndiqni me vendosmëri objektivat tuaja të sektorit profesional edhe pse do ju duhet të kaloni pengesa të shumta.

DEMI
Hëna te shenja e Bricjapit do ju dhurojë sot një humor të shkëlqyer. Pa dyshim që do të keni ide më të qarta mbi gjithçka që ju rrethon, si dhe do të ndriçoheni më në fund nga disa të vërteta të pamohueshme, që ndoshta deri tani i keni injoruar.

BINJAKET
Kjo do të jetë një ditë me fat për ju mjafton të keni guxim dhe besim në vetvete. Intuita juaj e shkëlqyer do ju ndihmojë të dilni fitimtar në çdo lloj situate. Në sektorin e ndjenjave nuk do ju mungojnë idetë për ta bërë sa më romantike lidhjen tuaj.

GAFORRJA
Sot do të shqetësoheni si shkak i një debati që do të bëni me një koleg pune apo me një mikun tuaj. Gjithsesi, do të gjeni mënyrën për të bërë paqe. Sfidat profesionale kërkojnë një angazhim të madh nga ana juaj, por sukseset që ju presin do të kompensojnë lodhjen tuaj.

LUANI
Edhe pse sot do të jeni pak nervoz do të arrini të përfundoni me sukses angazhimet profesionale falë përpikmërisë suaj. Edhe në situatat më komplekse do të jeni mjaft të kthjellët për t’i gjykuar gjërat ashtu siç duhet.

VIRGJERESHA
Hëna te shenja e Bricjapit ju bën më optimist. Për pjesën më të madhe që i përkasin kësaj shenje suksesi do të jetë i garantuar dhe bizneset do të shkojnë më së miri. Përveç kësaj nuk do të mungojnë takime, telefonata e vizita që nuk do ju lënë një minutë të lirë

PESHORJA
Hëna tek shenja e Bricjapit sot ju bën të ndiheni të pasigurt në vetvete, si rrjedhim do të keni frikë se nuk do ia dilni mbanë në punë. Mundohuni të jeni më optimist, sepse vetëm kështu mund të përballoni çdo vështirësi.

AKREPI
Falë Hënës në shenjën tuaj sot do të keni një humor të shkëlqyer dhe si rrjedhim gjithçka do të zhvillohet pa asnjë pengesë. Një vizitë e papritur nga një miku juaj që nuk e shikonit prej kohësh do të jetë një okazion i shkëlqyer për të kujtuar kohët e shkuara

SHIGJETARI
Është një periudhë e shkëlqyer për të inauguruar një fazë konstruktive në jetën tuaj profesionale. Keni përmirësuar pozicionin tuaj në punë falë një angazhimi maksimal, për këtë do të vlerësoheni siç e meritoni.

BRICJAPI
Përveç Hënës, edhe Afërdita sot ndodhet në një pozicion aspak të favorshëm me shenjën tuaj. Kjo do të ndikojë në sferën ekonomike, duke shkaktuar lëvizje financiare aspak të favorshme, ndërsa në sektorin profesional do të vështirësojnë më shumë kryerjen e punës tuaj.

UJORI
Duhet t’i lini pas gabimet që keni bërë në të shkuarën, përfitoni për të nxjerrë mësime të vlefshme në të ardhmen. Kuraja dhe energjitë nuk ju mungojnë, por konfuzioni dhe të papritura të ndryshme do ju bëjnë të ndiheni të pasigurt në vetvete.

PESHQIT
Hëna te shenja e Bricjapit bën që sot të jeni më të shoqërueshëm se zakonisht. Do të keni dëshirë të njihni persona të rinj. Nuk do të mungojnë as mundësitë për t’u argëtuar në shoqërinë e miqve.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

Çështja e emrit/ Mitsotakis kërcënon Shkupin, Greqia mund të bllokojë procesin integrues të Maqedonisë së Veriut